Pengjet izraelitë të liruar rrëfejnë jetesën në “duart” e Hamasit
Pengjet izraelitë të liruar nga Hamasi kanë rrëfyer detaje mbi eksperiencën e hidhur që kanë kaluar në duart e tyre.
Sipas mediave të huaja, në rrëfimet e tyre, ata kanë thënë se kanë jetuar në kushte të vështira gjatë ditëve që kanë qenë pengje të Hamasit.
Ata kanë pretenduar se kushtet në të cilat mbaheshin ishin “mbytëse” dhe kishte mungesë ushqimi.
Ruthy Munder, 78 vjeç, tha se e kaloi tërë kohën e saj gjatë kohës që ishte marrë peng, me vajzën e saj, Keren, dhe nipin, Ohad Munder-Zichri, i cili festoi ditëlindjen e nëntë në robëri.
Duke folur për Channel 13 të Izraelit, ajo tha se ata fillimisht ishin ushqyer me “oriz me mish pune, të gjitha llojet e ushqimeve të konservuara dhe djathë” dhe flinin në karrige plastike.
Atyre u jepej çaj në mëngjes dhe në mbrëmje fëmijëve u jepeshin ëmbëlsira. Por sipas saj, menyja ndryshoi kur “gjendja ekonomike nuk ishte e mirë dhe njerëzit ishin të uritur”.
Zonja Munder tha se zgjohej vonë që koha të kalonte shpejt. Sipas saj, dhoma ku ajo mbahej ishte “mbytëse”, dhe të burgosurit u penguan të hapnin dritaret e blinduara, megjithëse ajo arriti të hapte një dritare.
Kujtojmë se pas rinisjes së konfliktit në Gaza në 7 tetor, me mijëra persona kanë humbur jetën pas ofensivës izraelite, e cila erdhi pas sulmeve me rreth 1200 viktima nga Hamasi.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë