‘Peppa Pig’ prezanton personazhet e parë në një familje të të njëjtit seks

9 Shtator 2022 | 11:46

“Peppa Pig”, një nga serialet vizatimorë më të ndjekur nga fëmijët, prezantoi personazhet e parë që përfaqësonin një familje të të njëjtit seks.

Në një episod të ri të titulluar “Familjet”, i transmetuar në Channel 5 në Britaninë e Madhe të martën, Peppa flet me shoqen e klasës Penny që tregon se ka dy nëna.

Duke vizatuar familjen e saj, dy arinj polarë me fustane, Penny thotë: “Unë jam Penny, ariu polar. Unë jetoj me mamin dhe mamin tjetër. Njëra nënë është mjeke dhe mamaja tjetër gatuan makarona. Më pëlqejnë makaronat.”

Sipas CNN, episodi ndau shikuesit. Ndërsa disa e mirëpritën përfshirjen, të tjerëve nuk u pëlqente të shihnin një çift të të njëjtit seks në një film vizatimor për fëmijë.

Seriali “Peppa Pig” shfaqet në më shumë se 180 vende dhe është përkthyer në më shumë se 40 gjuhë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tërmetet dëmtojnë rrjetin e internetit në Venezuelë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Lidhja e internetit ra ndjeshëm në të gjithë Venezuelën të mërkurën, përfshirë kryeqytetin Karakas, pasi tërmetet e fuqishme të njëpasnjëshme dëmtuan infrastrukturën e energjisë dhe...
08:44 | 25/06/2026

Aksidenti hekurudhor në Londër, njëri tren kishte kaluar me semafor të kuq pak para përplasjes

Detaje të reja kanë dalë në dritë rreth aksidentit mes dy trenave në veri të Londrës ku si pasojë humbi jetën një person dhe plagosi rreth 100...
08:32 | 25/06/2026

Tajfuni godet Tajvanin, 200 persona evakuohen nga shirat e rrëmbyeshëm. Mbyllen shkollat

Shirat e rrëmbyeshëm nga një tajfun që kaloi në Taipei dhe pjesë të Tajvanit jugor të enjten shkaktuan përmbytje lokale ndërsa më shumë se 200...
08:19 | 25/06/2026