Për herë të parë akuza ndaj një ish-presidenti, Keida Kostreci jep detajet
Për herë të parë në historinë e Shteteve të Bashkuara, Kongresi rekomandon ngritjen e akuzave penale ndaj një ish-presidenti.
Komisioni që hetoi sulmin e 6 janarit të vitit 2021 në Kapitol i kërkoi Departamentit të Drejtësisë ngritjen e katër akuzave penale kundër Donald Trumpit, duke përfshirë atë për ndihmë dhe nxitje të rebelimit.
Hetimet mbi sulmin e 6 janarit të vitit 2021 në Kapitol, të cilat zgjatën një vit e gjysmë, përfunduan të hënën pas 10 seancave dëgjimore publike dhe intervistave me më shumë se një mijë dëshmitarë.
Keida Kostreci, gazetare e Zërit të Amerikës tha në Euronews Albania se kjo është provë e ndëshkimit të një presidenti që u përpoq të pengonte transferimin paqësor të pushtetit.
“Pra, edhe nëse nuk bëhet asgjë pas këtij rekomandimi të komisionit, kjo është diçka e rëndë dhe nuk dihet se si mund të ketë dhe pasoja politike për ish-presidentin Trump i cili tashmë e ka deklaruar se do të mundohet ta marrë Shtëpinë e Bardhë përsëri,” – u shpreh Kostreci.
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 21:59 Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset
- 21:53 Shakira “vjedh” vëmendjen në Botëror, kamerat harrojnë ndeshjen dhe fokusohen te këngëtarja
- 21:51 Zbulohet destinacioni luksoz ku Taylor Swift dhe Travis Kelce po shijojnë ditët si të sapomartuar
- 21:50 Misteri i vdekjes së aktores turke merr fund, autopsia zbulon të vërtetën
- 21:43 Kurti dhe Abdixhiku shprehin gatishmëri për vazhdimin e bisedimeve për një marrëveshje për institucionet e reja
- 21:38 A është Turqia përgjigja për problemet energjetike të Gjermanisë?