Për herë të parë fuqitë arabe dënojnë Hamasin dhe kërkojnë çarmatosjen e tij
Në një zhvillim të paprecedentë diplomatik, 17 vende, përfshirë disa nga fuqitë kryesore arabe dhe si Arabia Saudite, Egjipti, Katari, Jordania dhe Turqia, kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët në selinë e Kombeve të Bashkuara, duke dënuar për herë të parë sulmin e Hamasit të 7 tetorit ndaj Izraelit dhe duke kërkuar çarmatimin e këtij grupi.
Deklarata u bë publike në kuadër të një konference ndërkombëtare të bashkëkryer nga Franca dhe Arabia Saudite, dhe u mbështet gjithashtu nga Bashkimi Evropian dhe Liga Arabe. Dokumenti 7-faqësh përshkruan një plan gjithëpërfshirës për zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez, përmes një zgjidhjeje me dy shtete.
“Në kontekstin e përfundimit të luftës, Hamasi duhet t’i japë fund sundimit të tij në Gaza dhe t’i dorëzojë armët Autoritetit Palestinez, me angazhim dhe mbështetje ndërkombëtare, në përputhje me objektivin për një shtet palestinez sovran dhe të pavarur,” thuhet në deklaratë.
Deklarata dënon gjithashtu sulmin e 7 tetorit të udhëhequr nga Hamasi ndaj Izraelit, si dhe reagimin ushtarak të Izraelit që ka shkaktuar pasoja katastrofike në Rripin e Gazës. Sipas të dhënave të përfshira, mbi 60,000 palestinezë janë vrarë dhe mbi 145,000 janë plagosur që nga tetori 2023.
Dokumenti bën thirrje për një sërë masash të menjëhershme dhe afatgjata, përfshirë:
Vendosjen e mundshme të forcave ndërkombëtare në Gaza pas përfundimit të luftimeve;
Përfundimin e ndalimit izraelit ndaj agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA);
Ngritjen ekonomike të territoreve palestineze pas luftës;
Heqjen e përmbajtjes që nxit urrejtjen nga programet shkollore si në Izrael, ashtu edhe në territoret palestineze;
Njohjen ndërkombëtare të shtetit të Palestinës, si një komponent thelbësor për zbatimin e zgjidhjes me dy shtete.
Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Noël Barrot, e cilësoi deklaratën si “historike dhe të pashembullt”, duke theksuar se kjo është hera e parë që vendet arabe dënojnë publikisht Hamasin dhe bëjnë thirrje për përjashtimin e tij nga qeverisja palestineze.
“Për herë të parë, vendet arabe dhe të Lindjes së Mesme dënojnë Hamasin, dënojnë 7 tetorin, kërkojnë çarmatimin e Hamasit dhe shprehin qëllimin për të normalizuar marrëdhëniet me Izraelin në të ardhmen,” deklaroi Barrot.
Megjithatë, deklarata nuk përmban një angazhim të drejtpërdrejtë për vendosjen e marrëdhënieve të plota diplomatike me Izraelin, edhe pse përmend “hapa të prekshëm drejt bashkëjetesës dhe bashkëpunimit rajonal.”
LEXONI GJITHASHTU:
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 589
Departamenti i Thesarit i SHBA-së heq përkohësisht disa sanksione ndaj Venezuelës pas tërmetit
Një tërmet i fuqishëm godet Japoninë, sa ishte magnituda
- 17:09 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 589
- 17:01 Volkswagen planifikon të shkurtojë deri në 100,000 vende pune dhe ndoshta të mbyllë fabrikat
- 16:47 Departamenti i Thesarit i SHBA-së heq përkohësisht disa sanksione ndaj Venezuelës pas tërmetit
- 16:45 Një tërmet i fuqishëm godet Japoninë, sa ishte magnituda
- 16:42 Tërmete të reja të forta në Japoni dhe Filipine
- 16:39 Plazhet publike me pagesë, Ministri Gonxhja: Disa janë tarifuar 1 mijë lekë të reja, lidhet me kostot e larta të mirëmbajtjes