Për lidhje me krimin s’jam akuzuar as nga kundërshtarët, pretendon Berisha
Sali Berisha u shpreh se nuk është akuzuar kurrë për lidhje me krimin e organizuar dhe kriminelë as nga kundërshtarët dhe as nga asnjë institucion zyrtar kombëtar apo ndërkombëtar.
Në një deklaratë për mediat, Berisha konfirmoi se i është ndaluar hyrja në Mbretërinë e Bashkuar, pasi kjo e fundit nisi “valën e parë të një serie veprimesh për të inkurajuar llogaridhënien dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë”
“Ju jeni dëshmitarë të faktit se, askush tjetër sa unë nuk ka denoncuar pa ndalur, pa kompromis, me emra, pa marrë parasysh asnjë rrezik personal apo familjar, kriminelët, grupet e organizuara kriminale të këtij vendi, dhe lidhjet e tyre me qeveritarë,” – u shprteh Berisha.
Ai akuzoi qeverinë se ka ardhur në pushtet me ndihmën e bandave dhe se u ka dhënë role të rëndësishme kriminelëve gjatë udhëheqjes së vendit.
“Së dyti, në lidhje me biznesmenin Damir Fazlliç. Nuk kam pasur kurrë dijeni, as sot nuk di që ai të ketë qenë ndonjëherë objekt padish për aktivitet kriminal, në MB ku ai është qytetar, apo në ndonjë vend tjetër,” – argumentoi Berisha i cili shtoi se Fazlliç ka sjellë kapital në Shqipëri nëpërmjet bankave dhe në përputhje të plotë me legjislacionin shqiptar dhe ndërkombëtar.
Kreu i Partisë Demokratike ftoi Mbretërinë e Bashkuar të paraqesë prova për akuzat, ndërsa shtoi se do të konsultohet me ekspertë ligjor për të marrë masa e për të vendosur në vend dinjitetin e tij.
LEXONI GJITHASHTU:
Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë
“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë