Shansi i fundit për Ballkanin, përballet me Dinamo Zagreb, luhen ndeshjet e fundit

14 Dhjetor 2023 | 18:32

Ballkani synon të shkruajë historinë e të vijojë ëndrrën në Ligën e Konferencës, ndërsa në mbrëmje përballet me Dinamon e Zagrebit. Ekipi nga Suhareka shpreson në një rezultat pozitiv, ndërsa është i kushtëzuar.

Të besuarit e Ilir Dajës duhet të fitojnë ndaj kroatëve, por në anën tjetër Astana nuk duhet të fitojë ndaj Viktoria Plzen.

Një triumf do ta dërgonte Ballkanin të dytin, duke lënë pas Dinamon e Zagrebit dhe Astanën, teksa kujtojmë se në sfidën e parë ia dolën të mposhtin ekipin kroat 2-0.

Dy kompeticionet e radhës europiane mbyllin këtë të enjte fazën e grupeve. NË Europa League zbresin në fushë Roma, Liverpool, Villareal, Ajax apo Bayer Leverkusen. Edhe në Conference League ka sfida interesante, pasi një pjesë e ekipeve nuk janë njohur me verdiktet përfundimtare.

Shorti për të 3 ligat e Europës do të mbahet në Nyon të Zvicrës ditën e hënë, duke nisur prej mesditës me Champions për të vijuar më pas me dy kompeticionet e tjera.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026