Përballja e radhës ajo ndaj Laçit, trajneri i korçarëve vlerëson kundërshtarin
Dy fitore në ndeshjet e fundit kanë krijuar atmosferë pozitive tek Skënderbeu, por vazhdimësia mbetet një problem. Korçarët kërkojnë që të vijojnë me rezultatet pozitive, ndërsa kundërshtari i radhës në Superligës është Laçi.
Dy ekipet ndodhen në vendet e para në tabelë, pas Egnatias, ndërsa një fitore i afron edhe më tepër me rrogozhinasit.
“Gjithmonë jemi gati, jemi Skënderbeu, kemi detyrim të luftojmë fort. Do bëjmë maksimumin me këdo, madje dhe me Lacin. Laci është skuadër si ne, me djem të rinj e me dëshirë. Është ndeshje e vështirë, do përgatitemi siç duhet”-tha Gvozdenovic.
Tekniku Ivan Gvozdenovic ka shtuar më tej se fitorja e kurbinasve në Tiranë, nuk sjell frikë tek Skënderbeu.
“Patjetër, unë e pashë ndeshjen me Tiranën, bravo Lacit! Kjo është tjetër gjë…”-shtoi Gvozdenovic.
Në 7 javë kampionat të luajtura, Skënderbeu ka 4 fitore dhe 3 humbje, ndërsa ka arritur të shënojë 6 gola. Në anën tjetër, Laci vjen me ndryshime ku skuadra drejtohet nga tekniku Mirel Josa. Kurbinasit kanë sulmin më të mirë në Superligë, ku kanë shënuar plot 15 gola.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta