A do të mbyllet spitali Tepelenës? Banorët: S’shkojmë dot në Gjirokastër për mjekim

6 Tetor 2023 | 16:33

Spitali në qytetin e Tepelenës rrezikon mbylljen ndërsa sipas stafit mjekësor buxheti për vitin e ardhshëm parashikon më pak investime duke bërë që të funksionojë si qendër shëndetësore e specializuar ditore. Ky spital iu vjen në ndihmë rreth 50 mijë banorëve të qytetit të Tepelenës dhe fshatrave përreth.

Banorët shprehen të shqetësuar se mundësia e mbylljes së spitalit do të krijojë vështirësi që ata të marrin shërbimin mjekësor, duke rritur edhe kostot ekonomike pasi janë të detyruar që për çdo vizitë mjekësore të udhëtojnë në drejtim të spitalit të Gjirokastrës.

“Ne jemi moshatarë. tani ku të vemi të vizitohemi, ja unë jam me hipertension për tension unë dua të vete një herë në 3-4 ditë të vizitohem në Gjirokastër, ku ti gjej lekët” – u shpreh një grua.

“Sot erdha për veshin që më është bllokuar dhe ti bëj pastrim, hajde bridh nga Gjirokastra e gjen apo nuk e gjen doktorin, kështu që keq është mirë nuk është”-shtoi një tjetër.

“Sa të vete unë në Gjirokastër vdes, ja unë tani dal nga urgjenca, kam qenë me tension të lartë mos kisha këtë ku do të veja, deri në Gjirokastër nuk e arrij dot” – theksoi një burrë.

Mjekët e spitalit I kanë dërguar edhe një kërkesë kryeministrit Edi Rama ku kërkojnë mosmbylljen e spitalit të Tepelenës.

Ndërkohë sipas Ministrisë së Shëndetësisë, spitali i Tepelenës nuk do të mbyllet, por do t’i jepet prioritet disa shërbimeve spitalore të veçanta përshtatur me konfigurimin demografik të zonës.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tensione para Parlamentit, qëllohet sërish në drejtim të deputetëve, shoqërohen në polici 5 persona

Sot në orën 10:00 është zhvilluar organizimi i radhës nga protestuesit kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së drejtuar prej tij. Qytetarët janë mblidhur para...
09:23 | 02/07/2026

Rama: Patriotizëm nuk është të refuzosh investimet e huaja, por të rrisësh të ardhurat

Gjatë takimit me pensionistët, kryeministri Edi Rama ka paraqitur edhe një herë qëndrimin e qeverisë lidhur me politikat e investimeve të huaja në sektorin e...
08:48 | 02/07/2026

Rama takim me pensionistët: Të gjitha të ardhurat shtesë nga taksat e naftës do të shkojnë për pensionet

Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë detaje të reja mbi bonusin e fundit të akorduar nga qeveria për pensionistët, duke u ndalur te burimi i financimit...
08:35 | 02/07/2026