Bearbock mesazh Serbisë: Jetoni në paqe me fqinjët, ndryshe bllokohet rruga në BE

6 Tetor 2023 | 14:49

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Bearbock, pati një mesazh të qartë në konferencën e përbashkët me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe më komisionerin Oliver Varhelyin.

Ajo theksoi se Serbia duhet të jetojë në paqe me fqinjët ose do të bllokohet rruga drejt BE-së.

“BE është një union paqeje, ndaj çështja e sigurisë me fqinjët është një prej çështjeve më kryesore për secilin prej vendeve të këtij rajoni. Do ishte në interesin absolut të secilit prej këtyre vendeve të jetojnë në paqe me fqinjët, përndryshe rruga drejt BE-së do të ishte e bllokuar dhe e penguar. Dhe për këtë pikë folëm në mënyrë intensiev. Serbia të jetojë në paqe me fqinjët ose rruga drejt BE do të bllokohet”-tha ajo.

Ajo shtoi se shtimi i trupave të NATO-s në Kosovë është një sinjal se Perëndimi qëndron vigjilentë dhe kërkon një stabilitet afatgjatë.

“Duhet të shmangim njëherë e mirë shkëndijat e vjetra të zjarrit dhe vatrat e konfliktit.

Provokimet e palës serbe përmes rritjes së trupave ushtarake në kufirin me Kosovën e kanë nxehur edhe më tej situatën. Për këtë biseduam gjatë këtij takimi. Kjo vjen pas një sulmi tinëzar ndal policisë së Kosovës prej një bande terroriste të armatosur deri në dhëmbë. Presim nga Serbia të çojë përpara proceset hetimore të ngjarjeve të 24 shtatorit dhe të kontribuojë në sqarimin e rrethanave ashtu sikundër dhe për ngjarjet e majit për dhunën ndaj KFOR.

Përmes ritjes së trupave të NATO ne japim një mesazh shumë të qartë që qëndrojmë vigjilentë dhe kontribuojmë në terma afatgjatë për stabilitet dhe të ardhmen e rajonit e kemi përzemër.

Por çelësi i zgjidhjes është në Beograd dhe Prishtinë”, tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026