Rama: Patriotizëm nuk është të refuzosh investimet e huaja, por të rrisësh të ardhurat
Gjatë takimit me pensionistët, kryeministri Edi Rama ka paraqitur edhe një herë qëndrimin e qeverisë lidhur me politikat e investimeve të huaja në sektorin e turizmit dhe zhvillimet rreth protestave të fundit në vend.
Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë tha se patriotizmi i vërtetë lidhet me rritjen e të ardhurave dhe zhvillimin e infrastrukturës, duke i konsideruar resortet e luksit si motorë të rëndësishëm të ekonomisë.
“Patriotizëm nuk është të refuzosh investimet e huaja, por të rrisësh të ardhurat. Patriotizëm nuk është të mjaftohesh me atë që është arritur sot. Ne na duhen më pak njerëz dhe më shumë para. Ne na duhet të kemi infrastruktura mikpritjeje të një niveli tjetër. Gjithfarë lloj sharlatanësh, dështakësh që janë sprovuar në skenën publike dhe kanë akumuluar mllef të madh, bëjnë teori dhe ia hedhin popullit, se këto resortet e luksit janë vetëm për ata që vijnë. Ato janë fabrika që krijojnë lëvizje në ekonomi.
Ka një kor të zënë mbi protestën. Kujtojnë se tani u bë deti kos dhe se do ta marrin fatin e vendit me dhunë dhe forcë. Jemi sot në këtë fazë. Më thonë mos u merr me njerëzit, duhet t’i dinë, duhet të jenë të informuar. Çdo protestë është e mirëseardhur. Në një vend ku opozita e ka braktisur plotësisht detyrën e vet, qeverinë e vë në mendime edhe një person që vjen nga poshtë. Në protestë ka edhe nga ata, por njerëzit duhet ta dinë se kush janë. Janë aktorë, armiq dhe jo dashamirës. Duhet ta dinë që dikush del si i pavarur dhe si flamurtar i problematikës së protestës. Ne duhet t’i drejtohemi në mënyrë të strukturuar dhe do të bëjmë një reflektim serioz. Dalin në protestë njerëz që i kanë të ardhurat shumë të larta, p.sh. punonjësit e bankave. Ne duhet të kuptojmë se çfarë nuk shkon me ta”, u shpreh Rama.
Rama takim me pensionistët: Të gjitha të ardhurat shtesë nga taksat e naftës do të shkojnë për pensionet
Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë, policia nis hetimet (VIDEO)
Qeveria ndryshon skemën e bonusit të pensioneve, ministrja Ibrahimaj: Do të jepet në bazë mujore
- 08:35 Rama takim me pensionistët: Të gjitha të ardhurat shtesë nga taksat e naftës do të shkojnë për pensionet
- 08:25 Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë, policia nis hetimet (VIDEO)
- 08:17 Qeveria ndryshon skemën e bonusit të pensioneve, ministrja Ibrahimaj: Do të jepet në bazë mujore
- 08:17 Zgjidhet Kryesia e re e PD, 60% gra e të rinj nën 35-vjeç. 14 anëtarë për herë të parë (EMRAT)
- 07:57 Ushtria izraelite përshkallëzon sulmet në zonat e Libanit jugor (VIDEO)
- 07:52 Anglia mposht 2-1 Republikën Demokratike të Kongos dhe kualifikohet në raundin e 16-tave