Zgjidhet Kryesia e re e PD, 60% gra e të rinj nën 35-vjeç. 14 anëtarë për herë të parë (EMRAT)
Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike zhvilloi mbledhjen e tij konstituese, gjatë së cilës u zgjodhën edhe dy prej organeve kryesore drejtuese të Partisë: Kryetari i Këshillit Kombëtar dhe 20 anëtarët e rinj të Kryesisë së Partisë Demokratike.
Pas një procesi zgjedhor transparent, të zhvilluar në prani të kandidatëve dhe vëzhguesve të tyre, si dhe të transmetuar pa ndërprerje drejtpërdrejt nga mediat, proces i cili përfundoi në orët e para të mëngjesit, Komisioni Zgjedhor i Këshillit Kombëtar të PD-së shpall rezultatet përfundimtare si më poshtë:
Kryetare e Këshillit Kombëtar të PD-së është zgjedhur znj. Juliana Emiri.
20 anëtarët e zgjedhur nga Këshilli Kombëtar në Kryesinë e Partisë, sipas kategorive statutore, janë:
Femra
1. Eda Grimci
2. Edith Harxhi
3. Florjana Garo
4. Ilda Zhulali
5. Lili Sula
6. Mimoza Hajdarmataj
Të rinj
1. Andia Ulliri
2. Desada Xhetani
3. Fatjon Bathorja
4. Glauk Olldashi
5. Lorenca Hoxha
6. Nikola Kedhi
Burra
1. Atird Hoxha
2. Dorjan Teliti
3. Ervin Minarolli
4. Fisnik Qosja
5. Gjin Gjoni
6. Grigels Muçollari
7. Ilir Alimehmeti
8. Keltis Kruja
Me konstituimin e Kryesisë së re, ajo do të miratojë edhe përfaqësuesit e Diasporës në Këshillin Kombëtar të PD-së dhe në Kryesinë e Partisë Demokratike, në përputhje me ndryshimet statutore të miratuara nga Kuvendi Kombëtar i PDSH-së, më 30 maj 2026.
Më tej do të vijojë zgjedhja e organeve të tjera drejtuese të Partisë Demokratike, përfshirë Sekretarin e Përgjithshëm, Nënkryetarët e Partisë, Sekretariatin dhe Departamentet, duke përmbyllur kështu procesin e riorganizimit dhe ripërtëritjes së Partisë.
Këshilli Kombëtar i sapokonstituuar pasqyron qartë mesazhin kryesor të Kuvendit Kombëtar të PDSH-së të 30 majit për ripërtëritjen dhe hapjen e Partisë Demokratike. Në mënyrë konkrete:
1. Për herë të parë në historinë e Partisë Demokratike, Këshilli Kombëtar do të drejtohet nga një grua, znj. Juliana Emiri, e cila i është bashkuar Partisë Demokratike nga shoqëria civile.
2. Për herë të parë në historinë e Partisë Demokratike, 60% e anëtarëve të zgjedhur të Kryesisë do të jenë gra, vajza dhe të rinj nën moshën 35 vjeç.
3. Katërmbëdhjetë nga 20 anëtarët e zgjedhur janë për herë të parë pjesë e Kryesisë së Partisë, duke reflektuar angazhimin për hapje, qarkullim elitar dhe promovimin e brezit të ri të drejtuesve.
Në përfundim, Komisioni Zgjedhor falënderon mediat për ndjekjen e pandërprerë të procesit të votimit dhe numërimit, si dhe të gjithë kandidatët dhe vëzhguesit e tyre për kontributin në zhvillimin e një procesi korrekt, transparent dhe të besueshëm.
Një falënderim i veçantë shkon edhe për kandidatët që morën pjesë në këtë garë të brendshme dhe nuk rezultuan fitues. Kontributi, angazhimi dhe vlerat e tyre përbëjnë një pasuri të rëndësishme për Partinë Demokratike dhe do të mbeten pjesë e rëndësishme e procesit të saj të ripërtëritjes dhe forcimit.
Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia