Rama takim me pensionistët: Të gjitha të ardhurat shtesë nga taksat e naftës do të shkojnë për pensionet
Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë detaje të reja mbi bonusin e fundit të akorduar nga qeveria për pensionistët, duke u ndalur te burimi i financimit dhe duke iu përgjigjur kritikave politike. Gjatë një takimi të zhvilluar me pensionistët, kreu i qeverisë hodhi poshtë zërat se këto ndihma jepen për efekte elektorale.
“Ju kujtohet që vitet e shkuara u tha se bonusi po jepej për fushatë. Ne s’kemi fushatë këtë vit, s’kemi zgjedhje deri në 2029. Bonusi nuk ka lidhje me gjë tjetër, veçse me vëmendjen që ju është dhënë vazhdimisht,” deklaroi Rama.
Kryeministri shpjegoi se fondet për këtë bonus kanë ardhur nga arkëtimet e paparashikuara në buxhet, veçanërisht nga taksat e naftës. Ai theksoi se e gjithë pjesë shtesë që ka përfituar buxheti i shtetit nga rritja e çmimit të karburantit do t’u shpërndahet drejtpërdrejt pensionistëve.
“Ka një komponent që ne nuk e kishim parashikuar në të ardhurat tona, që ishte rritja e të ardhurave nga rritja e çmimit të naftës. U rrit çmimi i naftës, u rritën të ardhurat nga taksa. Të gjitha ato që janë aty brenda në çmim, për buxhetin e shtetit, të gjithë atë pjesë do ta merrni ju. Dhe ata që u ankuan se u rrit çmimi, të ndihen mirë, se në këtë mënyrë kanë kontribuar, sepse një pjesë e këtij bonusi janë edhe nga ata.
E njëjta gjë vlen për kapërcimin e parashikimeve në rritjen e të ardhurave në përgjithësi, të cilat sot janë pjesë e këtij bonusi. Nuk janë vetëm pensionistët, janë edhe personat me aftësi të kufizuara, që prisnin prej kohësh dyfishimin e ndihmës për personat me aftësi të kufizuara. Ju ka takuar më përpara, por mundësitë nuk na e kanë lejuar këtë.
Është vendosur që të gjitha sigurimet shëndetësore dhe shoqërore të kujdestarëve të personave me aftësi të kufizuara do t’i paguajë shteti”, u shpreh Rama.
Tensione jashtë Kuvendit! Pas përdorimit të sprajit djegës, polici i vjen në ndihmë qytetarit
Protestuesit heqin një pjesë të gardhit metalik, policia përdor ndaj tyre spraj djegës
Protesta jashtë Kuvendit, policia merr masa dhe blindon Parlamentin (VIDEO)
- 10:07 PD bojkoton seancën në Kuvend: Nuk vijmë për sa kohë nuk diskutohen kërkesat e protestuesve
- 10:04 Tensione jashtë Kuvendit! Pas përdorimit të sprajit djegës, polici i vjen në ndihmë qytetarit
- 09:59 Protestuesit heqin një pjesë të gardhit metalik, policia përdor ndaj tyre spraj djegës
- 09:57 Protesta te Parlamenti, deputetët hyjnë më herët; Rama nuk pritet të jetë në seancë
- 09:46 Mbi 2,200 viktima nga tërmetet në Venezuelë, presidentja Rodriguez shpall 7 ditë zie kombëtare
- 09:42 OpenAI propozon t’i japë 5% të aksioneve për qeverinë amerikane