Përballja Kroaci-Skoci, sfida ku luhet vetëm për fitore

22 Qershor 2021 | 20:46

Kroacia dhe Skocia do të luajnë një 90 minutësh sot në Hampden Park ku fitorja është i vetmi rezultat që do mbante gjallë shpresën për kualifikim.

Nënkampionët e botës nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 ndaj Çekisë e tashmë duan një fitore ndaj britanikëve, për të kërkuar kalimin mes 16 më të mirave të Evropës.

Skocia në anë tjetër vjen me moralin lart, pasi nuk doli duarbosh nga derbi me Anglinë, megjithatë e sheh veten në vendin e fundit, pasi ende nuk e ka festuar golin e parë në këtë “Euro2020” .

Pavarësisht se Kroacia ka treguar se nuk është e njëjta skuadër me atë të botërorit të vitit 2018, sërish kërkon që të marrë një fitore për të kaluar në fazën me eliminim direkt.

Në pesë takimet e zhvilluara deri më tani mes këtyre dy skuadrave, skuadra ballkanase nuk ka arritur të ketë sukses ndaj skocezëve, që kanë marrë dy fitore, ndërsa tre takime janë ndarë në barazim.

Skocia shpreson që për herë të parë të mundë të kalojë në fazën me eliminim direkt, e një fitore mund të mjaftojë për të shkuar mes 16 më të mirave.

Faktori fushë mund të jetë në anën e tyre, megjithatë presioni që ende nuk e kanë gjetur golin mund të ndikojë.

Barazimi në “Wembly” pritet që të ndikojë pozitivisht tek skuadra e Steve Clarke, për të marrë një fitore që do luajë gjithçka për gjithçka në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Italia çon trofeun në shtëpi, pritje spektakolare për fituesin e Euro 2020

Italia dërgon trofeun europian në Romë. Pas triumfit në finale me Anglinë në Londër, italianët kanë marrë rrugën për në shtëpi. Të shumtë kanë qenë...
19:10 | 12/07/2021

Vendet europiane mbështesin Italinë përballë Anglisë në finalen e Euro 2020

Anglia dhe Italia janë dy superfuqi në futboll, duke pasur kampionatet më të ndjekura dhe më të dashura për tifozët, por në anën tjetër edhe...
21:02 | 10/07/2021

Anglia kërkon të fitojë trofeun e parë në një kampionat evropian

Për herë të parë në histori, Anglia do të luajë një finale të një kampionatin evropian e fati i ka buzëqeshur britanikëve, që do të...
21:30 | 09/07/2021