Përballja me zjarret, ministri: Do të ketë shpërblim për forcat e angazhuara

29 Korrik 2025 | 13:17

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, foli mbi situatën e zjarreve në një lidhje të drejtpërdrejtë për Euronews Albania.

Ai tha se këtë vit zjarret filluan më herët se në vitet e kaluara, ndërsa edhe numri i vatrave ishte më i madh.

Ministri tha se rreth 1300 trupa janë angazhuar për të ndihmuar në shuarjen e flakëve në mbarë vendin.

Ai dha lajmin se për të gjithë pjesëtarët e forcave që janë angazhuar dhe do të angazhohen në shuarjen e flakëve do të reflektohet një paketë financiare e dedikuar për ta.

Sipas tij në këtë paketë shpërblimi do të përfshihen punonjës të forcave të armatosura dhe jo vetëm.

Vengu tha se të gjithë ata që janë marrë në praktikë me luftën kundër zjarreve si pjestarët e strukturave vendore po ashtu dhe të Policisë së Shtetit, do të shpërblehen.

“Të gjitha vatrat në mbarë vendin na kanë detyruar praktikisht të kemi afërsisht 1300 trupa në mbulimin e zonave me akses të vështirë. Vetëm mbrojtja ajrore, mbulimi nga ajri me helikopter, mund të ishte e efektshme, por ka situata të terrenit të thepisur ku edhe helikopterët e kanë të vështirë të aksesojnë, ku detyrohemi të dërgojmë trupa që ecin pesë orë, të jenë totalisht të dedikuar për ditë me radhë, me një logjistikë komplekse, ku forcat e armatosura janë shumë të angazhuar në këto situata. I gjithë ky angazhim do të reflektohet edhe me një paketë financiare të dedikuar për të gjithë ata njerëz që janë angazhuar në këtë front dhe që do të vazhdojnë të jenë të angazhuar në mbylljen e sezonit. Jo vetëm forcat e armatosura, por edhe strukturat vendore, Policia e Shtetit, do të shpërblehen. Shpërblimi është parashikuar në ligj, në vendimarrjen e qeverisë, e cila do të komunikohet së shpejti,” tha Vengu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026