‘Përballja’ Sylvinho-Reja, çfarë tregojnë statistikat
Trajneri i sapozyrtarizuar i kombëtares shqiptare, Sylvinho nuk ka një eksperiencë të madhe në menaxhimin e një skuadre, madje është ndër më të rinjtë.
Në total, braziliani ka drejtuar skuadrat në 54 përballje me Lionin dhe Korinthians. Vetëm 19 prej tyre ka mundur të fitojë 48-vjeçari, teksa regjistron 17 humbje dhe 18 barazime.
Pra, për herë të parë ish-mbrojtësi i majtë i Barcelonës drejton një kombëtare. E njëjta gjë dhe me personin të cilin ai zëvendësoi, 77-vjeçarin Edoardo Reja. Italiani me një CV (sivi) të pasur, ka drejtuar vetëm një kombëtare në karrierë, kuqezinjtë.
Veç kësaj, shifrat janë të pakrahasueshme me të brazilianit. Reja regjistron në total plot 830 ndeshje të zhvilluara, nga ku ka 348 fitore, humbur 253 dhe 229 janë ndarë në barazim.
Tekniku Italian preferonte skemën 5-3-2, në anën tjetër pasuesi i tij 4-3-3, duke kaluar nga loja mbrojtëse në atë sulmuese. Tashmë mbetet vetëm të shihet se si do të përshtaten futbollistët.
“Fitore e rëndësishme”, flet “heroi” i Egnatias, Gruda: Golin ia dedikoj familjes
Xhaferi optimist për kualifikimin e Vllaznisë në Letoni, shmang komentet për Grudën
“Mbrojtësi më i mirë në Shqipëri”, Deliallisi: Vllaznia, goditje të madhe me Jazxhi
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë