Përballja Trump-Biden, analisti Haçkaj: S’pati debat dhe as mesazh qëndror

30 Shtator 2020 | 07:24

Adrian Haçkaj, njohës i mirë i zhvillimeve ndërkombëtare, analizoi në Goodmorning Albania me Esmeralda Mulajn debatin e parë presidencial mes Donald Trump dhe Joe Biden.

Sipas Haçkaj nuk pati debat, por më së shumti “shkëmbim batutash me zë të lartë” kryesisht nga Donald Trump.

“Nuk pati debat, pati më tepër një shkëmbim [batutash] me zë të lartë, kryesisht nga Trump, ndërsa ish-presidenti Biden u komentua sikur mbrojti pozitat e veta, nuk dëmtoi imazhin, të gjithë prisnin se çfarë do të bënte, por ajo që doli si mesazh nga ky debat ishte se nuk kishte mesazh,” – u shpreh Haçkaj.

Gjatë debatit Trump e thumboi disa herë Bidenin për angazhimin e hershëm të tij në politikë duke këmbëngulur se “atë që ai ka bërë për 47 muaj, ai nuk e ka bërë në 47 vite”, ndërkohë që Biden replikoi pas çdo çështje se Trump nuk ka asnjë plan.

Haçkaj komentoi se në tërësi nga debati ajo që i ka zhgënjyer qytetarët është se prej tij nuk u përcoll asnjë mesazh. Analisti përmendi si pikë të pa trajtuar si duhet çështjen e taksave të nxjerra ndaj Trumpit, si dhe mungesën e dënimit të diskriminimit racor nga ky i fundit.

“Duke u bazuar në debatet e mëparshme, vlerësohet se nga 10 deri në 15 për qind [e elektoratit] ndryshojnë qëndrim prej debateve, nuk besoj se pati përmbajtje për të vendosur elektorati, por nëse kanë për të vendosur nga ky debat, ka për të qenë më tepër nga toni se sa përmbajtja e elektoratit,” – u shpreh Haçkaj.

Gara presidenciale mbetet në diskutim për faktin se për shkak të pandemisë së COVID-19 në disa zona është propozuar që votimi të kryhet me postë gjë që është kundërshtuar dhe kritikuar nga Donald Trump.

Haçkaj tha se palët janë skeptik për procedurat në lidhje me votimin me postë, që mund të krijojë vonesa dhe paragjykime për manipulime. Ai e cilësoi Bidenin jo një debutues të fortë, por që qëndrimi i tij mund të shihet në debatin e ardhshëm që do të zhvillohet më 15 tetor.

 

Lexoni gjithashtu:

Përballja Trump-Biden, debati i parë presidencial i mbushur me tension

Debati presidencial në SHBA: Biden do t’i duhet të performojë pavarësisht sulmeve të Trump

Kush është Donald Trump, nga bizneset miliardere tek drejtimi i Shtëpisë së Bardhë

Kush është Joe Biden, karriera politike nga senator i Delauerit deri në zëvendëspresident

Përballja Trump- Biden, gazetari Bajrush Morina: Kandidatët kishin energji të tepërt

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën

Mentor Kikia, gazetar, ka folur këtë të martë në “Now” në Euronews Albania me Erla Mëhillin. Kikia ka thënë se e gjithë çështja është që...
22:27 | 02/06/2026

“Propozova të shpallej zonë e mbrojtur”,Bino: Nuk jemi kundër investimeve, teli me gjemba na kujtoi kampet

Eksperti i mjedisit, Taulant Bino, ka folur këtë të hënë në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania lidhur me çështjen e Zvërnecit. Bino...
22:18 | 01/06/2026

“Kam bërë gabime” Çipa: Berisha e tha hapur, lideri mban peshën e dështimeve

Gazetari Aleksandër Çipa ka folur mbrëmjen e së shtunës në “Review”, me moderatoren Greta Topjana në Euronews Albania, mbi zhvillimet në Partinë Demokratike në kuadër...
21:32 | 30/05/2026