Përballja Trump-Biden, diplomati Muhamed Halili: Debati përfundoi si ballkanas në çështje personale
Diplomati në Maqedoninë e Veriut, Muhamed Halili, analizoi në Goodmorning Albania me gazetaren Esmeralda Mulaj debatin e parë presidencial mes kandidatëve Donald Trump dhe Joe Biden.
Halili tha se e kishte ndjekur me vëmendje debatin, por tha se “nuk ishte një debat i posaçëm për të thënë diçka të re, por u thanë vetëm gjëra të dëgjuara deri më tani”.
“Normalisht, debati u përqendrua në atë që është aktuale në gjithë botën, virusi korona dhe efektet negative të tij në ekonomi, edhe pse kishte shumë argumente për të thënë, mbase Biden i ruan për më vonë, ai këto i tha përciptazi dhe jo bindës, ndërsa Trump u mbrojt mirë kundër kritikave për dështime në luftën kundër koronavirusit. Edhe për ekonominë Joe Biden nuk ishte bindës,” – analizoi Halili, teksa shtoi se në fund “si për karakteristikë ballkanike” debati u përqendrua në çështje personale.
Diplomati tha se në tërësi udhëheqësi i Shteteve të Bashkuara nuk duhet të ketë një diskurs të ngjashëm me atë që u pa në debatin e parë.
Halili u shpreh se nga ky debat nuk u kuptua qartë se kush ishin konceptet e fushatës së secilit, kjo me gjasë, sipas tij, prej ndikimit që ka pandemia te çështjet ekonomike, por dhe politike duke i lënë gjërat të pasigurta.
Sipas Halitit, qeverisja e Trumpit ka qenë me defekte dhe me shumë kontradikta dhe që e irrituan opinionin botëror, duke përmendur këtu nënçmimin e NATO-s, marrëdhënieve me BE-në apo dhe me koronavirusin, por këto duhet të ishin temë e diskutimit të Biden gjatë debatit të parë presidencial, që në fakt nuk u përmendën.
Lexoni gjithashtu:
Përballja Trump-Biden, analisti Haçkaj: S’pati debat dhe as mesazh qëndror
Përballja Trump-Biden, debati i parë presidencial i mbushur me tension
Kush është Donald Trump, nga bizneset miliardere tek drejtimi i Shtëpisë së Bardhë
Kush është Joe Biden, karriera politike nga senator i Delauerit deri në zëvendëspresident
Përballja Trump- Biden, gazetari Bajrush Morina: Kandidatët kishin energji të tepërt
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
“Propozova të shpallej zonë e mbrojtur”,Bino: Nuk jemi kundër investimeve, teli me gjemba na kujtoi kampet
“Kam bërë gabime” Çipa: Berisha e tha hapur, lideri mban peshën e dështimeve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta