Përballje emocionuese në Champions League, Dortmundi pret Milanin në Gjermani

4 Tetor 2023 | 15:30

Emocionet e Ligës së Kampionëve do të vijojnë edhe të mërkurën, ku 16 skuadra zbresin në fushën e lojës, mes tyre dhe kampionët në fuqi të Manchester Cityt.

Përballjet mes të mëdhenjve nuk mungojnë, ndërsa pas plot 21 vitesh, Dortmundi dhe Milani përballen me njëra-tjetrën në një ndeshje direkte. Ndeshja e fundit mes tyre daton më 18 mars, aty ku fitonte Dortmundi, ndërsa ajo e dhjetorit të 2002, u fitua nga kuqezinjtë, të cilët edhe pse dolën të dytët në grup ngritën lart trofeun. Situata tanimë është ndryshe, kualitetet ndryshojnë shumë nga ajo epokë po ashtu dhe forma e të dy ekipeve. Në grupin F, përballen dhe ekipet e sheikëve, Newcastle pret në shtëpi PSG-në, ndërsa anglezët cilësohen favoritë për fitimin e 90 minutëshit.

Kampionët në fuqi të Manchester Cityt udhëtojnë drejt Gjermanisë, aty ku i sfidon Leipzig, i cili në përballjet direkte nuk i ka mirë punët me anglezët. Në sfidën e fundit, the cityzens fitonin 7-0, me një dominim absolut, teksa paralelisht në Serbi luhet Crvena Zvezda-Young Boys. Në grupin H, Barcelona dhe Porto do të vendosin se cila prej tyre do të udhëheqë, ndërsa përballen me njëra-tjetrën në Dragao. Pas 5 golave të pësuar nga katalanasit, Antëerp kërkon të reagojë, teksa shanci më i mirë është Shakhtar Donetsk, me ukrainasit të cilët po ashtu vijnë pas disfatës ndaj Porto.

Atletico e ka ende të freskët në memorie goli ne pësuar nga portieri Provedel i Lazios, ndërsa e pret një tjetër ndeshje e vështirë, ajo ndaj Feyenoord në shtëpi. Celtic, si e vetmja skuadër pa pikë e grupit E, pret në shtëpi Lazion.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij

Duke folur për protestat e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, gazetarja Mirela Milori u shpreh se problematikat e ngritura në shesh po përpiqen të zbehen...
22:28 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026

“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë

Pas rreth dy orësh fjalimesh në ditën e 26-të të protestës, aktivistët dhe qytetarët e mbledhur para Kryeministrisë kanë nisur marshimin nëpër kryeqytet, duke thirrur...
21:36 | 25/06/2026