Perceptimi për punën e policisë, Bledi Çuçi: Përmirësime spektakolare nga viti 2013

22 Dhjetor 2020 | 14:38

Rreth 66 për qind e qytetarëve kanë mendim pozitiv për punën e policisë, dhe po aq prej tyre shprehen se trajtohen me respekt nga oficerët gjatë detyrës. Ky ishte rezultati i sondazhit të vitit të fundit përpiluar nga programi i qeverisë suedeze SCPA rreth perceptimit të publikut për punën e forcave blu, prezantuar sot nga ministri i ri i Brendshëm Bledi Çuçi, zëvendësministrja Romina Kuko dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu.

Duke e krahasuar herë pas here me të dhënat e vitit 2013, Çuçi i cilësoi rezultatet “mbresëlënëse” dhe “spektakolare”. Ai tha se puna e policisë është përmirësuar tejmase për sa i përket besueshmërisë, depolitizimit, rritjes së efektshmërisë ndaj krimit dhe uljes së korrupsionit.

Në komunikimin e tij të parë për shtyp si ministër i Brendshëm, Çuçi e cilësoi rast të veçuar, që nuk ka lidhje me ecurinë e deritanishme të punës së policisë, vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha më 8 dhjetor nga një oficer i skuadrave “Shqiponja”.

“Rezultatet e sondazhit kanë dalë përpara ngjarjes së veçuar që ndodhi para dhjetë ditëve dhe tregon një moment të caktuar të perceptimit të publikut për punën e policisë,” – u shpreh Çuçi teksa falënderoi paraardhësit e tij në detyrë për punën e bërë në ministrinë e Brendshme dhe drejtuesit e polcisë.

“Sot policia është shumë më tepër apolitike dhe e besueshme për punën që bën, publiku e sheh me më tepër respekt punën e policisë që prej vitit 2013-të. Ne flasim me fakte dhe puna matet me faktet, por perceptimi mbetet një tregues domethënës,” – shtoi më tej ministri Çuçi duke falënderuar programin SCPA për mbështetjen e vazhdueshme me mbajtjen e barometrit prej vitit 2013.

“Ndihem i gëzuar për vlerësimin e përcjellë nga ky sondazh i këtij viti,” – tha Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu teksa ia faturoi rezultatin punës së forcave të rendit në luftën ndaj krimit.

Nga të anketuarit 66 për qind e tyre shprehen se policia po punon mirë ose shumë mirë. Ky perceptim dy vite më parë ishte 63% ndërsa në vitin 2013 ishte 36%.

Po 66% e të anketuarve rezultojnë të jenë shprehur me qëndrimin se policia i trajton me respekt qytetarët – tregues pranë mesatares së BE-së, e cila është me 70%. Ndërkohë që për sa i përket korrupsionit perceptimi se policia pranon rryshfet ka pasur një rritje me 4% krahasuar me vitin 2018 – nga 50 në 54% – mirëpo krahasuar me vitin 2013 perceptimi mbetet ndjeshëm më i ulët (perceptimi për korrupsionin ishte 74% në vitin 2013).

Rreth 80 për qind e të anketuarve janë shprehur të sigurt në zonat ku banojnë. Ky tregues në vitin 2013 ishte në nivelin e 63 për qind – sipas SCPA-së, mesatarja në BE është 81%.

Programi “Forcimi i Policimit në Komunitet në Shqipëri” (SCPA) është një program që financohet nga qeveria suedeze, ku në qendër të tij ka qenë trajnimi i oficerëve të policisë dhe autoriteteve vendore për policim në komunitete, trajtimin e të miturve, pajisja me mjete bashkëkohore si dhe përpilimi i anketës për perceptimin e policimit, i cili kryhet pothuajse çdo dy vite.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026