Përdhunoi një vajzë në klubin e natës, Gjykata shpall fajtor dhe dënon Dani Alves

22 Shkurt 2024 | 10:47

Legjenda e Barcelonës, Dani Alves, është dënuar me katër vjet e gjysmë burgim për sulm seksual nga një gjykatë në Barcelonë.

Përveç kësaj, ai do të detyrohet të dëmshpërblejë viktimën me një pagesë prej 163,000 dollarë (150,000 €).

Pas vuajtjes së dënimit në burg Alves do të duhet të përfundojë dhe një periudhë shërbimi prove pesëvjeçare.

Gjykata u shpreh se ka prova që vërtetojnë përdhunimin që Alves u akuzua se kreu në një banjë të seksionit VIP të klubit të natës Sutton, në orët e para të 31 dhjetorit 2022.

Ai u arrestua tre javë pas incidentit dhe ndaj tij u ngrit akuza për “sulm seksual”.

Prokurorët kërkuan një dënim me nëntë vjet burg  dhe 10 vjet shërbim prove për Alves.

Ata detyrohet gjithashtu të paguaj 163,000 dollarë si kompensim për viktimën.

Ish-reprezentuesi brazilian dhe tre herë fituesi i Ligës së Kampionëve me Barçën fillimisht mohoi të njihte viktimën në një intervistë televizive. Më vonë, megjithatë, ai pranoi se kishte bërë seks me të, por pretendoi se ishte konsensuale.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, e ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, u shpreh se, ndonëse nuk është eksperte e reformës territoriale, të...
21:30 | 23/07/2026

BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”

Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar paketën e 21-të të masave kufizuese kundër Rusisë, duke zgjeruar sanksionet ndaj sektorëve që, sipas Brukselit, mbështesin ekonominë ruse...
21:13 | 23/07/2026

Zjarret përfshijnë Evropën, mijëra të evakuuar në Francë, Itali dhe Spanjë

Zjarret masive vijojnë të përhapen në disa vende të Evropës, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe detyruar mijëra banorë të largohen nga banesat e tyre....
18:58 | 23/07/2026