English

Përditësime LIVE 26 shkurt: Dita e tretë e sulmit rus në Ukrainë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Rreth mesditës së të dielës, guvernatori i Kharkivit njoftoi se forcat ukrainase kishin rifituar kontrollin në qytetin kyç  pas përleshjeve me trupat ruse.

- Advertisement -

Zyrtarët e Karkivit, qyteti i dytë më i rëndësishëm, pranë kufirit me Rusinë, u kërkuan vendasve që të qëndrojnë në vendstrehime.

Në orët e mëngjesit, forcat ruse sulmuan pikat e furnizimit me karburant, duke përfshirë një tubacion gazi në Kharkiv dhe një depo nafte pranë një baze ajrore në Vaskylkiv.

22:51 – Këshilli i Sigurimit dërgon çështjen e Ukrainës në Asamblenë e Përgjithshme

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka votuar pro dërgimit të çështjes së Ukrainës në Asamblenë e Përgjithshme që do të mbahet të hënën.

22:24 – Ambasada iu bën thirrje shtetasve amerikanë të “largohen menjëherë” nga Rusia

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Moskë ka paralajmëruar shtetasit amerikanë të premten se duhet të konsiderojnë largimin e “menjëhershëm” nga Rusia.

19:55 – Klitschko: Kievi është rrethuar por jemi gati të luftojmë

Teksa trupat ruse po afrohen drejt kryeqytetit të Ukrainës, kryetari i bashkisë së Kievit ndihet krenar për mënyrën si kanë reaguar qytetarët por edhe i shqetësuar sesa do të mund të zgjasë rezistenca.

19:34 – Suedia do të dërgojë armë në Ukrainë

Suedia njoftoi të dielen se do të dërgojë pajisje ushtarake dhe ndihma të tjera në Ukrainë.

18:24 – British Petroleum shet aksionet në kompaninë ruse të naftës, Rosneft

British Petroleum do të shesë aksionet e saj në gjigandin rus të naftës Rosneft, njoftoi kompania të dielen.

18:02 – BE synon të furnizojë Ukrainën me armë

Bashkimi Evropian synon të furnizojë Ukrainën me armë, hap ky që ndërmerret për herë të parë në histori.

18:04 – Sanksione nga BE për Bjellorusinë; penalizime shtesë për Rusinë

Bashkimi Evropian ka shtuar penalizimet për Rusinë për pushtimin që po i bën Ukrainës, por njëkohësisht ka njoftuar edhe për sanksione ndaj Bjellorusisë e cila po përkrah Rusinë.

17:37 – Zelensky: Mora garanci nga Lukashenko se nuk do të ketë ndërhyrje bjelloruse

Presidenti ukrainas Zelensky tha se ka marrë garanci nga presidenti bjellorus Lukashenko se nuk do të ketë raketa, avionë apo helikopterë që fluturojnë nga Bjellorusia në Ukrainë.

16:31 – Rusia përmend armët bërthamore për të ushtruar presion, thotë ministri ukrainas

“Ne e shohim këtë urdhër si një përpjekje për të bërë presion mbi delegacionin ukrainas”, u shpreh Kuleba.

15:45 – Dhoma Tregtisë së Ukrainës apel për ndihmë aleatëve ndërkombëtarë

Dhoma e Tregtisë së Ukrainës ka apeluar ditën e diel për mbështetjen dhe ndihmën urgjente financiare e humanitare të aleatëve ndërkombëtarë.

15:44 – SHBA e quan të papranueshme lëvizjen bërthamore të Putin

Shtetet e Bashkuara i janë përgjigjur urdhrit të Presidentit Putin për vendosjen e forcave bërthamore të Rusisë në një gjendje gatishmërie ‘të veçantë’.

15:10 – Putin urdhëron ushtrinë të vërë në gatishmëri të lartë forcat bërthamore

Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar ushtrinë ruse të vendosë forcat e saj bërthamore në gatishmëri të veçantë, niveli më i lartë i gatishmërisë për Forcat Raketore Strategjike të Rusisë.

15:00Delegacioni ukrainas dhe rus pritet të takohen në kufirin Ukrainë-Bjellorusi

Volodymyr Zelensky lajmëroi se ka rënë dakord që delegacioni ukrainas të takohet me delegacionin rus pa parakushte në kufirin Ukrainë-Bjellorusi, pranë lumit Pripyat.

14:10 – Rreth 100 mijë gjermanë protestojnë kundër pushtimit rus në Ukrainë

Policia gjermane njoftoi se mbi se 100.000 persona po marrin pjesë në një protestë kundër pushtimit rus në Berlin.

13:30Nuk ka trupa ruse në Kiev, thotë kryebashkiaku Klitschko

Kryebashkiaku i Kievit ka thënë se nuk ka trupa ruse në qytet, pasi ai vazhdon të mbrohet nga sulmet.

13:10 – Kharkiv kthehet nën kontrollin e Ukrainës, thotë guvernatori i qytetit

Forcat ukrainase kanë rifituar kontrollin në qytetin kyç të Kharkiv, ka thënë guvernatori i qytetit.

12:45 – Gjermania 100 miliardë euro në 2022 për forcimin e ushtrisë

Gjermania do të planifikojë një fond prej 100 miliardë eurosh në buxhetin e vitit 2022 për modernizimin e forcave të armatosura.

12:27 – Mbi 360 mijë ukrainas të zhvendosur në vendet fqinje

Më shumë se 360 mijë ukrainas janë zhvendosur në vendet fqinje.

12:10Banka Qendrore e Rusisë thirrje për qetësi pas dyndjes për të tërhequr para

Banka Qendrore e Rusisë ka bërë bën thirrje për qetësi mes frikës se sanksionet e reja financiare mund të nxisin largim masiv nga bankat e saj.

12:00 – Ukraina ngre padi ndaj Rusisë në Hagë

Ukraina ka ngritur zyrtarisht një padi kundër Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut në Hagë.

11:44 – Ukraina pretendon se ka vrarë 4300 ushtarë rusë

Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës ka nxjerrë një raport sipas të cilit rezulton se humbjet e Rusisë në përballjen me Ukrainën janë shumë të mëdha.

11:13 – Parlamenti gjerman, seancë speciale për situatën në Ukrainë

Parlamenti gjerman është mbledhur sot në një seancë speciale për të diskutuar mbi situatën në Ukrainë, pas agresionit ushtarak rus.

11:00 –  Putin pezullohet nga Federata e Xhudos

Federata Ndërkombëtare e Xhudos ka pezulluar Vladimir Putinin si president nderi dhe ambasador. Presidenti rus zotëron rripin e zi në xhudo.

10:45 Bjellorusia, referendum për lejimin e armëve bërthamore në territorin e saj

Bjellorusia mban një referendum për ndryshimin e Kushtetutës. Vendi synon lejimin e armëve bërthamore në territorin e saj

10:30 – Putin falënderon forcat speciale të Rusisë

Presidenti rus Vladimir Putin ka falënderuar forcat speciale të vendit, duke theksuar ata që ‘po përmbushin heroikisht detyrën e tyre ushtarake’ në Ukrainë.

10:00 Të paktën 240 ukrainas të vrarë në 4 ditë luftime, 64 prej tyre civilë

Të paktën 64 civilë janë vrarë dhe më shumë se 116.000 persona janë larguar nga vendi pasi trupat ruse hynë në Ukrainë këtë javë, tha një agjenci ndihme e Kombeve të Bashkuara.

09:30 – Zelensky refuzon ofertën për negociata me Rusinë në Bjellorusi

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy ka refuzuar ofertën për bisedime me Rusinë në Bjellorusi, duke thënë se bisedimet në Minsk mund të ishin të mundshme nëse Rusia nuk do të kishte sulmuar Ukrainën nga territori bjellorus

09:10 – Rusia numëron qytetet që ka marrë nën kontroll

Forcat ruse kanë bllokuar qytetet Kherson dhe Berdyansk dhe kanë kryer një tjetër sulm me raketa në infrastrukturën ushtarake të Ukrainës, tha zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov.

08:15 – Radhë të gjata në bankat e Rusisë pas përjashtimit nga sistemi SWIFT

Pamje të publikuara në mediat sociale tregojë radhë të gjata qytetarësh në disa banka të Rusisë në ngut për të tërhequr paratë e tyre.

07:50 – Trupat ruse hyjnë në Kharkiv, raportohen bombardime në rrugë

Trupat ruse kanë hyrë në rrugët e Kharkiv mëngjesin e së dielës, ku raportohet për bombardime.

01:39 – Rusia sulmon me raketë gazsjellësin në Vasylkiv

Rusia ka bombarduar gazsjellësin në qytetin Vasylkiv në orët e para të së dielës.

00:57 Zmbrapset sulmi i Rusisë në Kharkiv, raporton Kyiv Independent

Ushtria Ukrainës deklaroi se sulmet në qytetin Kharkiv janë tërhequr.

00:09 – Raportohen shpërthime të fuqishme në Kiev

Dy shpërthime të fuqishme janë raportuar në juperëndim të Kievit, një prej tyre rreth 20 kilometra larg qendrës së kryeqytetit.

23:33 – BE dhe SHBA bien dakord të perjashtojnë nga sistemi SWIFT disa banka ruse

Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar deklaruan të shtunën se do të përjashtojnë disa banka ruse nga sistemi ndërkombëtar SWIFT, ndëshkim i cili pritet të jetë më efikas sesa sanksionet ekonomike.

23:23 – Kombet e Europës i hapin dyert rreth 150 mijë refugjatëve ukrainas

Rreth 150 mijë persona janë larguar nga Ukraina drejt Polonisë dhe vendeve të tjera fqinje, deklaroi të shtunën agjencia e OKB për refugjatët.

22:55 – Këshilli i Sigurimit pritet të thërrasë Asamblenë e Përgjithshme lidhur me situatën në Ukrainë

Këshilli Sigurimit pritet të votojë të dielën për të thirrur një sesion të rrallë emergjence të 193 vendeve anëtare të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së rreth pushtimit të Ukrainës nga Rusia, raporton Reuters.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×