Përdorim dhe tregtim të kokainës në lokal, dy të arrestuar në Krujë, një nën hetim

6 Janar 2023 | 08:36

Një 24 vjeçar në Krujë i identifikuar si F.Sh është arrestuar ditën e sotme pasi kishte përshtatur lokalin e marrë me qira për përdorim dhe tregtim të kokainës dhe të kanabisit.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë dhe 35-vjeçari A.B, kamarier i lokalit të përshtatur për këtë veprimtari kriminale.

Në hetim është vënë një 23-vjeçar, klient i lokalit, pasi u kap duke konsumuar lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë ushtruan në lokalin e marrë me qira nga 24-vjeçari dhe ku ishte kamarier shtetasi A. B., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 4 qese farmaceutike me lëndë narkotike kanabis, një peshore elektronike dhe një pjatë porcelani, me mbetje të lëndës narkotike kokainë.

“Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Moskallëzimi i krimit”, në ngarkim të shtetasve F. Sh. dhe A. B., ndërsa në ngarkim të shtetasit D. S., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e  narkotikëve”- njofton policia.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026