Gazetarja: Pse nuk ka asnjë ministër dhe deputet që të dalë përballë meje

5 Janar 2023 | 22:23

Gazetarja Aranita Brahaj, në emisionin “Now” në Euronews Albania tha se asnjë ministër apo deputet socialist nuk pranojnë që të jenë në një emision televiziv me të.

Ajo tha se kjo gjë ka ndodhur pas përballjes së saj me Arben Ahmetajn ku i tregoi se kush janë oligarkët krah tij.

Sipas saj kjo është një formë për të mos bërë liri shtypi apo mendimi.

“Unë sa herë që nxjerrë një kontratë, sa herë që kritikoj qeverinë, sa herë që bëjë një analizë, nuk vjen askush të bëjë padi, por në panelin e emisioneve dy gjëra kanë ndodhur. Qëkur unë kam dalë përballë Arben Ahmetajt dhe i kam treguar se kush janë oligarkët përballë tij dhe në krahë të tij, nuk ka asnjë ministër apo deputet socialist që pranon të dalë në një emision me mua, qoftë dhe për tema sociale. Kjo është një formë për të mos bërë liri shtypi apo mendimi. Tjetra është intimidimi. “-tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026