Kikia: Jam rrahur nga agjentët e SHIK për 1 shkrim, fshihej prokurori i Tiranës

5 Janar 2023 | 21:52

Gazetari Mentor Kikia thotë se media dikur ishte nën presionin e pushtetit, por kishte më shumë vlerë pasi ishte vetë pushtet, ndërsa sot është vetëm biznes.

Në emisionin Now në Euronews Albania, Kikia kujtoi se edhe vetë si gazetar ishte rrahur nga njerëzit e pushtetit, por me gjithë presioni media kishte frymën që nuk e ka sot dhe që sipas tij nuk ka për t’u rikthyer.

“Kishte presion nga pushteti, dhunë. Personalisht jam rrahur nga njerëz të pushtetit, nga agjentë të SHIK-ut. Kam qenë bashkë me kolegun Afred Peza, jam ndaluar, jam arrestuar. Kisha  bërë një shkrim që s’i kishte pëlqyer prokurorit të Tiranës që kishte dhënë urdhër: merreni, arrestojeni. Por në këto kushte presioni, media kishte më shumë vlerë; ishte pushtet, sot është vetëm biznes”, tha Kikia.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026