Lesi: Si ndenji Arjan Çani 5 orë në shi për të marrë lajm në PS dhe kocka e pulës
Botuesi Nikollë Lesi thotë se sot pushtet ka blerë dhe korruptuar pronarët e mediave, të cilët nga ana e tyre bëjnë presion mbi gazetarët duke vendosur autocensurë.
Në emisionin Now në Euronws Albania Lesi, u shpreh se sot teknologjia e ka zbehur pasionin për gazetarinë.
Ai kujtoi një ngjarje të vitit ‘94, kur Arjan Çani punonte në gazetën e tij dhe kishte ndenjur 5 orë në shi para selisë së PS për të marrë lajmin.
“Kur bëri grevën e madhe PS në ‘94 kundër Berishës, shkon Arjan Çani te PS dhe ka ndenjur 5 orë në shi për të marrë një lajm. Dhe pas nja 5 orësh flet në radio dhe më thotë: drejtor çfarë të bëj, këtu s’po ndodh gjë. Pastaj thotë, tani kërciti një kockë pule nga kati i tretë. Pra, greva e urisë e PS dhe kocka e pulës. Pra, erdhi e bëri lajmin”, kujtoi Lesi.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, reagon Ambasada Gjermane në Tiranë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit