English

32 vjetori i “RD”, mesazhi i Erla Mëhillit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Sot mund të ngjasojë thjesht me një datë kalendarike të rrumbullakosur në fillim janarin e ftohtë të vitit 1991, në kohën kur idealet ishin zjarri më i madh që mund të të ngrohte shpirtin, të ndriçonte mendjen dhe të reflektonte dritën drejt një rruge të panjohur që veç mund të ëndërrohej.

- Advertisement -

E kam fjalën për 5 Janarin e famshëm kur shqiptarët prekën për herë të parë me dorën e tyre jo një veç letër të zakonshme gazete bojatisur nga shtyshkronja sovjetike, por dëgjuan zërin e pushtetit të medias murosur prej 45 vitesh në muret komuniste.

Gjendemi në një datë për të cilën më shumë se sa të festohet duhet të reflektohet nëse ne jemi ata që na u tha se do të ishim, e këtu gishti i përgjegjësisë s’mund të jetë lavjerës por i drejtuar së pari nga vetvetja.

Idealet e asaj dite për shtypin e vërtetë duhet të ishin sot vend pelegrinazhi për të gjithë gjeneratat e gazetarëve, por fatkeqësisht nga shpresa e mbjellë asaj kohe sot mund të korrim vetëm kujtime.

Të tjera probleme lulëzuan kur bashkë me vitet, pushteti ashtu si pa e kuptuar nisi gozhdimin e medias në kryqin e mëshirës së lëmosheve, interesave, censurës dhe autocensurës që vrasin përditë demokracinë.

Aq sa sot zymtësia e peizazhit mediatik shfaqet depresive, edhe kjo për shkak se misioni i gazetarisë në shumë raste ka ndryshuar destinacion dhe rrallë ka mbetur ai që duhet të jetë: E VËRTETA!

Në emër të mbijetesës, një media s’mund të jetë biletë hyrëse për t’u ulur në zyrat e pushtetit apo krimit, por një instrument pluralist për të deportuar tek e drejta. Qoftë edhe nëse është në gramat e fundit, më mirë le të lihet të vdesë duke e respektuar si pushtet më vete.

Ajo mund të rimëkëmbet më e fortë po vetë nëse ka burim gazetarinë e mirë që bëhet nga njerëz që jetojnë me lajmin e drejtë dhe po atë e kanë çmimin e vetëm për veprimet dhe qëndrimet e tyre.  S’ka asnjë argument për të kundërtën që vendos në peshore integritetin mediatik. Në fund të fundit, në këtë revolucion elektronik që po jetojmë, qoftë edhe me një celular në dorë mund të kesh hapësirën më të lexuar dhe mund të bësh emisionin më të shikuar nëse nuk shkel mbi parimet që duhet të jenë “Bibla e Gazetarisë”.

Shqipëria vit pas viti zbret në shkallët e renditjes në treguesit Botëror të Lirisë së Shtypit dhe kjo natyrisht nuk është në vetvete ngjarje e mire, por ama cilido pushtet e ka të vështirë t’i presë me lule ata që e nxjerrin të zezën mbi të bardhë lakuriqe para popullit.

Ky duhet parë edhe si 1 sinjal i mirë që gazetaria e ndërgjegjes në një formë apo në një tjetër po mund të rezistojë, madje edhe para kryeministrit, liderit të opozitës, liderve të partive, deputetëve apo qoftë edhe ministrave të bunkerizuar mediatikisht që as japin e as marrin.

Por në çfarë niveli e kemi sot gazetarinë e mirë, atë që kontribuon drejtpërdrejt në shëndetin e demokracisë?

Sa ndikon pronari i qeverisë tek pronarët e mediave dhe si reflektohet raporti i tyre në punën e reporterëve?

A kemi sot shtyp kritik dhe investigativ apo thjesht pasqyrues lajmesh që nuk shkojnë tek qytetari?

Si ka ndryshuar gazetaria tradicionale dhe cilat janë sfidat që ka ajo sot në raport me dinamikën e ndryshimeve teknologjike?

Media sot është biznes apo pushtet, pasion apo para?

Pse nuk jemi aty ku menduam se do të ishim në 5 Janarin e vitit 1991 kur rilindi shtypi pluralist pas 45 viteve terr?

Demokracia nuk mund të mbijetojë në errësirë, andaj duhet dritë, shumë dritë, dhe këtë mund ta bëjë vetëm e vërteta, atë për të cilën shumë kanë dhënë jetën e sot ne na duhet veç vullnet, punë e pasion, për ta gjetur e sjellë për vete dhe shqiptarët.

LEXONI GJITHASHTU: 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×