Përdorimi i të dhënave, PD përgatit padi në SPAK ndaj E-Albania, AKSHI: Akuza të pabaza
Partia Demokratike ka hedhur akuza ndaj Partisë Socialiste se është duke përdorur për qëllime elektorale, të dhënat që qytetarët kanë depozituar në portalin qeveritar E-Albania.
Me anë të një dalje për mediet, ish-deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj e cilësoi këtë histori si një shkelje të rëndë që cenon privatësinë e qytetarëve. Për këtë arsye, ai theksoi se PD po përgatitet që të dorëzojë një padi ne SPAK.
Në një reagim zyrtar për Euronews Albania, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit hodhi poshtë akuzat.
“Sulmet e Partisë Demokratike ndaj platformës E-Albania, e cila siguron shërbimet publike online për qytetarët janë të pabaza. Ne e kuptojmë se PD është në fushatë por kjo nuk justifikon sulmin politik ndaj një institucioni që është kryekëput në shërbim të qytetarëve. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit garanton qytetarët shqiptarë se në asnjë rrethanë të dhënat e disponuara nga AKSH-i as nuk janë përdorur, po as nuk mund të përdoren teknikisht nga partitë politike ose vetë qeveria për qëllime politike apo elektorale”, thekson AKSHI.
Një reagim për këtë çështje ka bërë edhe sekretari i përgjithshëm i PS, Taulant Balla, i cili e konsideroi shpifje, pretendimet e selisë blu.
“O shpifësa të dëshpëruar! Partia Socialiste ka databazën e saj të të dhënave të krijuar me vite të tëra organizimi dhe komunikimi derë më derë me njerëzit”, shkroi Balla në faqen zyrtare në “Facebook”.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta