Përdorimi i të dhënave personale, Bushati: Kemi databazën tonë, kjo është puna që bëjmë

13 Prill 2021 | 16:15

Pas publikimit në media të të dhënave personale të disa qytetarëve, në një intervistë për Euronews Albania, kryetari i Partisë Socialiste për Tiranën, Ervin Bushati mohon që të jenë përdorur të dhënat e qytetarëve.

“Nuk e di se çfarë kanë publikuar sepse me të vërtetë nuk e kam lexuar në thellësi, kam parë titrat dhe nuk ndryshon aspak nga puna që ne bëjmë në përditshmërinë tonë për të fituar zgjedhjet e 25 prillit ”, u shpreh Ervin Bushati.

Po ashtu, Bushati shpjegon se socialistët kanë një listë të dhënash e cila është produkt i disa vite.

“Vetëm në Tiranë ne kemi 17 mijë anëtarë të PS dhe patjetër që ne kemi të dhënat tona, këto kanë qenë ndër vite të mbledhura, mbi 10-15 vite që mbledhim të dhëna dhe kemi strukturat tona organizative të cilat janë kapilar në çdo qendër votimi në Tiranë, ne kemi 930 qendra votimi ne kemi 930 organizata socialiste dhe patjetër kemi mënyrën tonë sesi punojmë ashtu si punon çdo forcë politike në botë”, tha kryetari i Partisë Socialiste për Tiranën.

Paralajmërimin e Partisë Demokratike për padi në SPAK ndaj Partisë Socialiste dhe e-Albania, Bushati i përgjigjet kështu.

“Tani ka gjetur një sport tjetër, një stil tjetër që çon çdo gjë në prokurori”, tha ai .

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026