Përdorte padrejtësisht uniformën e Policisë së Shtetit, arrestohet 20-vjeçari
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 20-vjeçar, i cili dilte në rrugë i veshur me uniformë policie dhe përdorte padrejtësisht pajisje dhe shenja identifikuese të Policisë së Shtetit.
Arrestimi i të riut, me inicialet E. B., u bë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, gjatë kontrolleve të ushtruara në bulevardin “Nënë Tereza”.
Gjatë kontrollit, policia ndaloi automjetin tip “Mercedes-Benz”, që drejtohej nga i riu, i cili ishte i veshur me uniformë dhe stema policore të ngjashme me ato të përdorura nga Policia e Shtetit. Pas verifikimeve, u konstatua se E. B. nuk ishte punonjës policie.
Në vijim të veprimeve hetimore, gjatë kontrollit në banesën e tij, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
-
4 dokumente identifikimi me emra dhe fotografi të dyshuara si të falsifikuara;
-
1 armë sportive të llojit pistoletë, me 2 krehra përkatës;
-
uniformë policie;
-
16 stema dhe grada të ndryshme policore;
-
3 kapele me shenja të ngjashme me ato të Policisë së Shtetit.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të rastit dhe verifikimin nëse 20-vjeçari mund të jetë i implikuar në veprimtari të tjera të kundërligjshme, që lidhen me përfitime përmes përdorimit të pajisjeve dhe uniformave policore.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. B, 20 vjeç, banues në Kamëz, dhe materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të metejshme.
Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani
- 08:14 Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet