Perëndimi garanton mbështetje ushtarake dhe financiare për Ukrainën

20 Prill 2022 | 20:00

Ofensiva e re ruse në lindje të Ukrainës po nxit aleatët perëndimorë të dërgojnë më shumë armë për të ndihmuar  në mbrojtje.

Presidenti amerikan Joe Biden ka rënë dakord me aleatët e NATO-s, Bashkimit Evropian dhe G7 për të rritur ndihmën ekonomike për Kievin.

Uashingtoni ka aprovuar ndihmë shtesë me avionë ushtarakë për të ndihmuar më shumë nga ajri, teksa edhe Gjermania do të vijojë të dërgojë armë për Ukrainën.

Sipas kancelarit gjerman Olaf Scholz, liderët e G7 ranë dakord për të arritur një paqe të “imponuar” me presidentin rus Vladimir Putin për t’i dhënë fund pushtimit të Ukrainës cka cilësohet e papranueshme  dhe se Rusia nuk mund ta fitojë këtë luftë.

“Veprimet tona udhëhiqen nga këto parime: mbështetje maksimale për Ukrainën, por jo përfshirje e NATO-s në luftë”, u shpreh Scholz.

Në fjalimin e tij të fundit, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski është ankuar tek liderët perëndimorë se me armët e tyre lufta do të përfundonte.

Aleatët perëndimorë kanë përsëritur se do ta detyrojnë Moskën të paguajë për luftën “duke shtrënguar sanksionet kundër Rusisë dhe duke rritur ndihmën financiare Ukrainën”.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian ranë dakord të rrisin “izolimin ndërkombëtar të Moskës. Rusia, nga ana e saj, ka urdhëruar 31 diplomatë holandezë, belgë dhe austriakë të largohen nga vendi pasi Holanda, Belgjika dhe Austria njoftuan dëbimin e disa diplomatëve rusë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite

Raporti “Ndërtimi i Gazës nga e Para”, i bashkëautorizuar nga Oxfam, Instituti i Kërkimeve të Politikave Ekonomike të Palestinës (MAS) dhe Qendra Tregtare e Palestinës...
22:26 | 23/07/2026

BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”

Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar paketën e 21-të të masave kufizuese kundër Rusisë, duke zgjeruar sanksionet ndaj sektorëve që, sipas Brukselit, mbështesin ekonominë ruse...
21:13 | 23/07/2026