Perëndimi po i kërkon hapur Ukrainës të sulmojnë Rusinë, thotë Kremlini
Vendet perëndimore po bëjnë thirrje hapur që Ukraina të sulmojë Rusinë, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kremlinit, Maria Zakharova, raporton BBC.
Duke iu përgjigjur deklaratës së një ministri të Mbretërisë së Bashkuar se sulmet ukrainase ndaj objektivave ruse ishin legjitime, ajo paralajmëroi se Perëndimi duhet t’i marrë seriozisht zotimet e Moskës për t’iu përgjigjur sulmeve në territorin e saj.
Komentet e saj vijnë pasi Rusia raportoi shpërthime të shumta dhe zjarr në një depo municioni dje në jug të vendit.
Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar Ben Wallace i tha BBC-së se ishte e drejtë që Ukraina të godiste objektivat ruse në vetëmbrojtje.
“Nëse Ukraina do të zgjidhte të synonte strukturën logjistike të ushtrisë ruse, kjo do të ishte legjitime sipas ligjit ndërkombëtar”, tha Wallace.
Në fillim të kësaj jave, një tjetër ministër i Mbretërisë së Bashkuar tha se do të ishte legjitime që Ukraina të përdorte armë të furnizuara nga Perëndimi në tokën ruse.
LEXONI GJITHASHTU:
Ministri serb në Teheran për ceremoninë e lamtumirës së Khameneit
SHBA, të paktën tetë të plagosur në një incident me armë zjarri në Brooklyn
Një amerikan fiton 1.3 milionë dollarë në të njëjtën lotari që fitoi 15 vjet më parë
- 11:51 Digjen 5 mjete të tonazhit të rëndë në një gurore në Kurbin, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme
- 11:18 Ministri serb në Teheran për ceremoninë e lamtumirës së Khameneit
- 11:14 SHBA, të paktën tetë të plagosur në një incident me armë zjarri në Brooklyn
- 11:03 Rama: Dezinformim për Zvërnecin dhe Sazanin, nuk ka privatizim të tokës publike
- 10:15 Akti normativ për buxhetin 2026, Rama: Bonus për pensionistët, fonde për Onkologjikun dhe rritje pagash
- 09:49 Një amerikan fiton 1.3 milionë dollarë në të njëjtën lotari që fitoi 15 vjet më parë