Përfaqësues nga Policia e Tiranës asistojnë në operacionin “Rrjeti” në Kolumbi
Policia e Tiranës në bashkëpunim me Prokurorinë, autoritetet kolumbiane, Policinë kroate, si dhe me mbështetjen e EUROPOL dhe EUROJUST finalizoi me sukes operacionin ndërkombëtar të koduar “Rrjeti”.
Ky operacion kishte në fokus goditjen e një grupi të strukturuar kriminal, i cili trafikonte femra nga vende të Amerikës Latine dhe Azisë Qendrore, me qëllim shfrytëzimin e tyre për prostitucion në Shqipëri.
Aktualisht, në Kolumbi ndodhen prokurori i çështjes, Ritvan Sukaj së bashku me drejtues të strukturave hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë konkretisht zëvendësdrejtori i Hetimit të Krimit në Tiranë, Erion Ismaili si dhe shefi i Seksionit të Hetimit të Trafiqeve dhe Narkotikëve, Arbër Zemani.
Delegacioni ndodhet në Kolumbi prej ditës së hënë dhe, së bashku me autoritetet vendase, punoi për finalizimin e detajeve të fundit të këtij megaoperacioni ndërkombëtar ndërsa po morën pjesë aktivisht në operacionin e përbashkët me homologët kolumbianë.
Gjatë fazës së fundit të operacionit në qytetin Medelin, janë arrestuar 10 shtetas, të dyshuar si pjesë e këtij grupi kriminal ndërkombëtar të trafikimit të qenieve njerëzore.
Operacioni “Rrjeti” u bë i mundur falë mbështetjes së projekteve të Bashkimit Evropian, përkatësisht: EU4FAST (EU Support to Strengthen the Fight against Migrant Smuggling and Trafficking in Human Beings in the Western Balkans) Western Balkans Criminal Justice (WBCrimJust) në bashkëpunim me EMPACT (European Multidisciplinary Platform Against Criminal Threats)
Ky operacion përfaqëson një tjetër shembull të qartë të angazhimit të institucioneve shqiptare në partneritet me agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore dhe veprimtaritë kriminale ndërkufitare.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Pezeshkian: Irani është e angazhuar në një luftë në shkallë të plotë
Ishte nisur drejt Ukrainës, sulmohet një anije në brigjet e Rumanisë
Tërheqja e trupave izraelite, ushtria libaneze vendoset në qytetin jugor Zawtar al-Gharbiyeh
- 12:17 Presidenti Pezeshkian: Irani është e angazhuar në një luftë në shkallë të plotë
- 11:47 Dhunuan me sende të forta 5 turq, arrestohen 2 persona në Durrës. Procedohen edhe 2 të tjerë
- 11:39 Shtyhet më 9 shtator seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës
- 11:31 Plagosja e trefishtë në Elbasan, objektiv i atentatit ishte një person tjetër. Të plagosurit ishin qytetarë të rastësishëm
- 11:24 Shfaqi probleme gjatë një zhytjeje në zonën e Radhimës, ndërron jetë turistja nga Finlanda. Detajet e para
- 11:17 Seanca paraprake, ish-kryebashkiaku i Divjakës paraqitet në GJKKO (VIDEO)