Goditet grupi që trafikonte vajza për prostitucion nga Amerika Latine në Shqipëri
Policia e Tiranës në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë dhe Policinë Kombëtare të Kolumbisë, Policinë kroate, EUROPOL dhe EUROJUST, ka finalizuar operacionin ndërkombëtar “Rrjeti”, duke goditur një grup kriminal që trafikonte femra nga vendet e Amerikës Latine dhe Azisë Qendrore, me qëllim shfrytëzimin e tyre për prostitucion në Shqipëri.
Në kuadër të këtij operacioni, janë ekzekutuar masa sigurie për 9 pjesëtarë të grupit kriminal, prej të cilëve 7 janë vënë në “arrest në burg”.
Në Tiranë janë arrestuar shtetasit Assel Adrysheva, Rostyslav Mieshkov, Denis Berisha, Mirel Shperdheja, Dritan Sukaj, Ilmar Gugashi dhe Kejvin Ndreu.
Organizatori i grupit, shtetasi kolumbian Lukas Betancur, është arrestuar në Kolumbi ndërkaq dy pjesëtarë të tjerë të këtij rrjeti kriminal janë shpallur në kërkim.
Lukas Betancur, kishte rolin kryesor në rekrutimin e vajzave nga vendet e Amerikës Latine, duke organizuar udhëtimin dhe akomodimin e tyre në vendin tonë, ku më pas ato ushtrojnë prostitucionin ndërsa në rastet kur vajzat refuzonin ose kërkonin të largoheshin, kërcënoheshin familjarët e tyre në Kolumbi.
Këtij grupi, pak muaj më parë, i është arrestuar një tjetër anëtar, Kenado Prela, i cili dyshohet se të ardhurat që përfitoheshin nga aktiviteti kriminal i transferonte përmes kriptovalutave në llogaritë e organizatorit, Lukas Betancur.
Krahu i djathtë i kolumbianit në vendin tonë dyshohet se ishte Dritan Sukaj, i cili menaxhonte rrjetin e prostitucionit dhe siguronte akomodimin e vajzave.
Dy prej të arrestuarve, Assel Adrysheva dhe Kejvin Ndreu, dyshohet se ishin tutorët e disa vajzave nga Kazakistani dhe i strehonin ato në një hotel në rrugën “Reshit Collaku”, në Tiranë.
Anëtari tjetër i grupit, Denis Berisha dyshohet se u siguronte drogë vajzave që ushtrojnë prostitucion dhe u gjente klientë.
Në kuadër të hetimeve, janë proceduar penalisht 48 shtetase të huaja, të dyshuara për ushtrim të prostitucionit.
Gjithashtu, janë sekuestruar shuma parash, 7 telefona celularë dhe prova të tjera të rëndësishme për hetimin e nisur para tetë muajsh.
Njoftimi i plotë i policisë
“Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në kuadër të një hetimi proaktiv të nisur në muajin shkurt 2025, në drejtimin e Prokurorisë, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Rrjeti”, me objektiv goditjen e një grupi kriminal që trafikonte femra nga vendet e Amerikës Latine dhe të Azisë Qendrore, me qëllim shfrytëzimin e tyre për prostitucion, në Shqipëri, nëpërmjet platformave online.
Në kuadër të operacionit:
-u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit: A. A., 43 vjeçe, R. M., 53 vjeç, D. B., 39 vjeç, M. Sh., 28 vjeç, D. S., 37 vjeç, I. G., 35 vjeç dhe K. N., 25 vjeç;
-u ekzekutua masa e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur pranë policisë gjyqësore”, për shtetasit Z. B., 25 vjeç dhe K. C., 29 vjeç;
-u shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë, pjesëtarë të grupit kriminal.
Gjithashtu, u arrestua në Kolumbi, organizatori i veprimtarisë kriminale, shtetasi L. B., 25 vjeç.
Nga hetimet dyshohet se:
-shtetasi L. B., kishte rolin kryesor në rekrutimin e vajzave nga vendet e Amerikës Latine dhe në organizimin e udhëtimit dhe akomodimit të tyre në Shqipëri, ku më pas ato detyroheshin të ushtronin prostitucion. Në rast refuzimi, L. B. ushtronte presion dhe kërcënime ndaj vajzave dhe familjarëve të tyre në Kolumbi. Ky shtetas bashkëpunonte me shtetasin D. S., për sigurimin e kushteve për akomodimin e vajzave dhe menaxhimin e rrjetit të prostitucionit;
-shtetasi I. G. kishte përshtatur një hotel në rrugën “Reshit Collaku”, në Tiranë, si vend për akomodomin e vajzave dhe shfrytëzimin e tyre për prostitucion;
-shtetasit A. A. dhe K. N. shfrytëzonin për prostitucion, disa shtetase nga Kazakistani, të cilat i strehonin në këtë hotel;
-shtetasi D. B. iu jepte lëndë narkotike disa vajzave dhe siguronte klientë për prostitucion;
-shtetasi K. P. (i arrestuar më parë), mblidhte të ardhurat e përfituara nga aktiviteti kriminal dhe i transferonte ato nëpërmjet kriptovalutave, në llogaritë e shtetasi L. B.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për hetime të mëtejshme.
Operacioni u mundësua me mbështetjen e Wester Balkans Criminal Justice projekt i Eurojust (WBCrimJust) në bashkëpunim me EMPACT (European Multidisiplinary Platform Against Criminal Threats) dhe EU4FAST (EU Support to Strengthen the Fight against Migrant Smuggling and Traficking in Human Beings in the Western Balkans).
Ky operacion është një shembull konkret i bashkëpunimit të suksesshëm ndërkombëtar dhe institucional. Bashkëpunimi me institucionet ndërkombëtar ka patur rol kyç në suksesin e operacionit.
Policia e Shtetit mbetet e përkushtuar në goditjen e veprimtarive kriminale që cenojnë jetën dhe dinjitetin e qytetarëve dhe do të vijojë bashkëpunimin me partnerët kombëtarë dhe ndërkombëtarë, për të goditur çdo veprimtari kriminale”, njofton policia.
LEXONI GJITHASHTU:
AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”
Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik
- 22:29 AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik
- 22:23 Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores
- 22:21 Deputeti i PS-së, Qose: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë
- 22:11 Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja
- 22:10 “PD me 35 amendamente në Komitetin BE-Shqipëri”, Spahia: Pasqyrojnë shqetësimet e qytetarëve dhe raportet e ndërkombëtare
- 21:59 Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset