Përfaqësuesi i grupit të Alibeajt: Si do veprojmë përballë kandidatëve të Berishës

26 Mars 2023 | 21:04

Rezart Kthupi ka treguar se si  do të marrë pjesë grupimi i Enkelejd Alibeaj në zgjedhjet e 14 majit. Ai ka thënë se  ky grupim do të nxjerrë kandidatët e tij në ato bashki ku mendon se kandidati i dalë prej tyre ka më shumë mundësi të fitojë se sa kandidati i dalë nga primarët duke i dalë kështu përballë kandidatëve të Berishës.

“Kush është oferta që i është bërë fraksionit tjetër në lidhje me kandidatët. Oferta ka qenë, kandidatët e primarëve, ata që ne i konsiderojmë kandidatë të vlefshëm dhe potencialisht fitues mund të vinë dhe të kandidojnë me logo.

Aty ku ne diskutojmë apo kemi presupozimin se kemi kandidatë më të mirë, hajde të diskutojmë se kandidati që ne paraqesim është më i mirë se i juaj. Në këto kushte në bashkitë ku ne diskutojmë se mund të fitojmë me kandidatin që kemi normalisht do dalim me kandidat, pse mos të dalim me kandidatë”, tha për Euronews Albania Rezart Kthupi.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026