Përfshihet nga flakët qendra për të moshuarit në Kavajë

23 Janar 2023 | 15:32

Një qendër të moshuarish në qytetin e Kavajës është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të hëne. Policia bën me dije se si pasojë e zjarrit ka mbetur e dëmtuar lehtë një e moshuar në këtë qendër.

Sipas informacioneve paraprake flakët janë mundur të neutralizohen pas ndërhyrjes së ekipit të zjarrfikësve.

Ndërkohë që grupi hetimor dhe policia kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rënies së zjarrit.

“Më datë 23.01.2023, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në një qendër për të moshuar.

Si pasojë është dëmtuar lehtë një e moshuar që qëndron në këtë qendër.

Zjarri është shuar pas ndërhyrjes së shërbimeve zjarrfikëse”, thuhet në njoftimin e policisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar

Një ngjarje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Babrru, në territorin e Komisariatit të Policisë Kamëz. Sipas informacionit paraprak, rreth orës...
21:30 | 26/06/2026

Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën marshimin e natës në rrugët e kryeqytetit, me pankarta kundër qeverisë...
21:23 | 26/06/2026

Policia shpëton dy turiste holandeze të bllokuara në Shpellën e Pëllumbasit (VIDEO)

Dy turiste nga Holanda janë shpëtuar nga shërbimet e Policisë së Shtetit, pasi mbetën të bllokuara në zonën e Shpellës së Pëllumbasit, në fshatin Pëllumbas,...
20:31 | 26/06/2026