Përfshihet nga flakët shkolla në Ballsh, dyshimet e para
Një shkollë 9-vjeçare në qytetin e Ballshit është përfshirë nga flakët këtë të martë. Në bazë të informacioneve parparake dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në një klasat e shkollës.
Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme material në klasën ku ra zjarri, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
“Në datë 03.01.2023, në lagjen “5 Shkurti”, Ballsh, në një klasë të një shkolle 9-vjeçare, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike ka rënë zjarr dhe për pasojë ka vetëm dëme materiale në atë klasë.
Shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta