Përfshihet nga zjarri automjeti pranë spitalit Memorial, dyshimet e para
10 Nëntor 2024 |
18:28
Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së dielës pranë Spitalit “ Memorial” Fier. Sipas informacioneve paraprake drejtuesi i mjetit ka pikasur zjarrin në ecje dhe pasi ka ndaluar automjetin ka dalë menjëherë prej tij pa dëmtime.
Në vendngjarje ndodhen një mjet zjarrfikëse, dhe një ambulancë, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor ndodhen ne vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të shërbimit zjarrfikës automjeti është shkrumbuar në pjesën e përparme të tij.
Policia përmes një njoftimi bëri me dije se automjeti që drejtohej nga shtetasi L. K., 28 vjeç është përfshirë nga flakët për shkak të një defekti elektrik.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta