Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, 2 të vdekur mes tyre dhe një kalimtare

30 Tetor 2024 | 16:10

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në qytetin e Shkodrës, ku raportohet për një masakër me 2 viktima dhe dy të plagosur.

Të shtënat me armë zjarri janë shënuar në zonën e njohur si “5 Heronjtë e Vigut”, në lagjen e Dobraçit, ndërkohë që autoritetet janë mobilizuar menjëherë për të hetuar rrethanat e incidentit.

Sipas informacioneve paraprake, kemi të bëjmë me një atentat, ku automjeti me të cilin lëviznin disa të rinj u qëllua me breshëri plumbash nga një tjetër automjet në lëvizje.

Raportohet se mes personave që kanë humbur jetën është dhe 1 kalimtare e rastit.

Dyshohet se objektiv i atentatit janë anëtarë të familjes Lici dhe lidhje të tyre shoqërore.

Euronews Albania mëson se 1 nga viktimat e konfirmuar është shtetasi Hamza Lici, vëllai i të shumëkërkuarit Ibrahim Lici.

Sakaq i plagosur ka mbetur Arlind Bushati, djali i ish-kandidatit të PD për kryebashkiak të Shkodrës, Xhemal Bushati.

Bushati lëvizte në të njëjtin mjet me Hamza Licin, ndaj të cilëve u bë prit dhe u qëllua me breshëri kallashnikovi nga një automjet në lëvizje.

Arlind Bushati vetëm pak javë më parë denoncoi në policinë e Shkodrës një kërcënim që i kishte ndodhur në pedonalen e qytetit, ku persona të paidentifikuar i drejtuan armën teksa po dilte nga një kafene.

Policia ka gritur disa postblloqe në qytetin e Shkodrës dhe po vijon punën për kapjen e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026