Përfshihet nga zjarri nënstacioni elektrik i lagjes 18 në Korçë
Nënstacioni elektrik në lagjen 18 në Korçë ka marrë flakë. Zjarri ka shkaktuar dëmtime në pajisje të nënstacionit, e si pasojë kanë lënë pa energji disa zona të Korçës dhe përreth.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe shërbimi i zjarrfikëses.
Burime paraprake pranë nën stacionit të Korçës bëjnë me dije se shkak i zjarrit janë bërë temperaturat e larta dhe mbingarkesa e këtyre ditëve.
Nga zjarri njëri nga fidrat kryesore paraqet probleme serioze ndaj e për këtë, 1/3 e qytetit të Korçës ka mbetur pa energji elektrike. Dëmi ekonomik i shkaktuar mendohet të jetë shumë i madh.
Nga ana tjetër punonjës të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, në bashkëpunim me punonjës të transmetimit të tensionit të lartë po punojnë për riparikmin e këtij defekti dhe rikthimin e energjisë elektrike.
LEXONI GJITHASHTU:
Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës
“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset
Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….
- 09:02 U përjashtua nga Kupa e Botës, ndërron jetë arbitri holandez i akuzuar për abuzim seksual
- 09:01 4 të plagosur në sulmin amerikan në jugperëndim të Iranit
- 08:38 Jared Kushner i bashkohet takimit të donatorëve të BE-së për Gazën, çfarë përmban paketa 900 milionë euro
- 08:30 Dy tërmete të forta godasin Meksikën, sa ishte magnituda
- 08:22 Shkencëtarët zbulojnë depozitën më të madhe të arit në planet: Problemi është se është “e padukshme”
- 08:14 Macron: Franca do ta lejojë Ukrainën të prodhojë raketa franceze kruiz