Përfundon kampionati gjerman, Bayern feston titullin e 30-të, Werder Bremen eviton rënien
Ka përfunduar këtë të shtunë kampionati gjerman. Werder Bremen ka arritur që të evitojë rënien direkte nga Bundesliga, pasi në javën e fundit mundi 6-1 Koln, ndërsa rivalët e Dusseldorf u mundën në transfertë nga Union Berlini.
Skuadra e Milot Rashicës tashmë duhet t’i bëjë llogaritë në play out. Përveç Dusseldorf edhe Paderborn, do të luajnë një ligë më poshtë edicionin e ardhshëm.
Bayern në anën tjetër festoi titullin e 30-të në histori. Kampionët e kishin siguruar matematikisht vendin e parë që prej disa javës, por pasditen e së shtunës morën dhe trofeun. Robert Levandofski në anën tjetër për të pestin edicion radhazi u shpall si shënuesi më i mirë i kampionatit gjerman. polaku shënoi dhe në takimin e fundit me Wolfsburg, teksa shënoi nga pika e bardhë e penalltisë golin e tretë të ndeshjes.
Sa i takon verdikteve të tjera, Dortmund, Laipcig dhe Borussia Mönchengladbach do të shoqërojnë Bayern në Champions, ndërsa Hoffenheim, Wolfsburg do të angazhohen në Europa League.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania