Qeveria ‘Rama 3’ betohet para Presidentit të Republikës

18 Shtator 2021 | 10:00

Ka zgjatur pak më tepër se 10 minuta ceremonia e betimit të qeverisë së re në Presidencë.

Ndryshe nga herët e tjera ceremonia nuk u transmetua live për mediat. Pas betimit anëtarët e kabinetit të ri dhe kryeministri e përshkuan në këmbë rrugën drejt Kryeministrisë, ku bënë edhe foton ceremoniale.

Kryeministri Edi Rama mbërriti në Presidencë vetëm 2 minuta para orarit zyrtar të përcaktuar për betimin e kabinetit të ri qeveritar. Ndryshe nga 4 vjet më parë, kur qeveria e re e përshkoi në këmbë, të gjithë së bashku rrugën drejt presidencës, kryeministri zgjodhi të shkonte me makinë në ambientet e presidencës dhe ministrat iu bashkuan një nga një.

Kabineti i mandatit të tretë qeverisës të socialistëve përbëhet nga 15 ministri, nga të cilët 4 ministra pa portofol. 12 ministra janë gra dhe 3 burra.

Programi i qeverisë së re e ka drejtuar fokusin tek rindërtimi pas tërmetit dhe menaxhimi i pandemisë, mirëqenia e qytetarëve; modernizimi për zhvillim të ekonomisë prodhuese, familja dhe forcimi i shtetit ligjor.

Përbërja e kabinetit qeveritar “Rama 3”: 

Arben Ahmetaj– Zv.kryeministër

Ulsi Manja- Ministër i Drejtësisë.

Delina Ibrahimi– Ministër i Financave dhe Ekonomisë

Ogerta Manastirliu– Ministre e Shëndetësisë

Bledi Çuçi– Ministër i Brendshëm

Belinda Balluku– Ministre Energjisë dhe Infrastrukturës

Olta Xhaçka– Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme

Mirela Kumbaro– Ministre e Turizmit dhe Mjedisit

Evis Kushi– Ministre e Arsimit dhe Sportit

Niko Peleshi – Ministër i Mbrojtjes

Frida Krifca– Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Elva Margariti – Ministre e Kulturës

Milva Ikonomi – Ministre Shteti Për Standarded dhe Shërbimet

Elisa Spiropali– Ministre Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin

Bora Muzhaqi– Ministre Shteti për Rininë dhe Fëmijët

Edona Bilali– Ministre Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026