Përfundon numërimi në Kavajë: Fiton bindshëm Partia Demokratike

13 Maj 2025 | 07:00

Ka përfunduar procesi i votimit dhe numërimit të votave në bashkinë e Kavajës, ku Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ka dalë forcë e parë me 10,626 vota, që përbëjnë 53.75% të totalit.

Në vend të dytë renditet Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) me 7,727 vota, ose 39.08%, ndërsa Partia Socialdemokrate (PSD) është forca e tretë në këtë bashki me 384 vota (1.94%).

Renditja e plotë e subjekteve politike në Kavajë është si më poshtë:

  • PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 10,626 vota (53.75%)
  • Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 7,727 vota (39.08%)
  • Partia Socialdemokrate (PSD) – 384 vota (1.94%)
  • Partia Mundësia – 357 vota (1.81%)
  • Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 279 vota (1.41%)
  • Lëvizja Bashkë (BASHKË) – 206 vota (1.04%)
  • Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 94 vota (0.48%)
  • Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 32 vota (0.16%)
  • Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 32 vota (0.16%)
  • Lëvizja Atdheu (LA) – 30 vota (0.15%)
  • Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 4 vota (0.02%)

Rezultati tregon një epërsi të qartë të PD-ASHM në Kavajë, një nga bastionet tradicionale të së djathtës në vend, ndërkohë që pjesëmarrja e forcave të treta ka qenë simbolike dhe pa ndikim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Miratohet me 74 vota pro marrëveshja e huasë prej 302 mln dollarësh ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-së

Parlamenti i Shqipërisë miratoi këtë të hënë, në seancën e dytë plenare pas asaj të orë 10:00, marrëveshjen e huasë prej 302 milionë dollarësh me...
16:13 | 27/07/2026

Sekretariati i Etikës mblidhet nesër për shqyrtimin e kërkesës së PS për përjashtimin me 60 ditë të Agron Shehajt

Sekretariati i Etikës do të mblidhet të martën e 28 korrikut në orën 09:30 për kërkesën per përjashtimin e deputetit dhe kreut të Partisë Mundësia,...
16:04 | 27/07/2026

SPAK dërgon në gjyq 11 persona për trafik ndërkombëtar droge drejt Finlandës

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar për gjykim një grup kriminal të trafikimit të drogës drejt Finlandës. SPAK ka dërguar...
15:44 | 27/07/2026