Refuzohet kutia e votimit të burgut në Durrës, i kalon për verifikim KQZ-së

13 Maj 2025 | 10:31

Burime të sigurta nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Durrës bëjnë me dije për Euronews Albania se nga 195 të dënuar që figurojnë në listën e zgjedhësve, kanë votuar 193 prej tyre.

Dy të burgosur nuk kanë mundur të marrin pjesë në votim, pasi ndodheshin jashtë ambienteve të IEVP-së në momentin e procesit.

Në total janë përdorur 198 fletë votimi, pasi përveç të dënuarve, kanë votuar edhe 5 anëtarë të komisionit të qendrës së votimit, pasi komisioni voton aty ku ka qëndrën e votimit.

Megjithatë, duke qenë se në listë figurojnë zyrtarisht vetëm 195 votues, rezultati i kësaj qendre nuk është pranuar ende dhe do t’i kalojë për verifikim dhe vendimmarrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori i 7 rasteve të vjedhjes, vihet në pranga 29-vjeçari në Durrës

Një 29-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Durrësit, pasi akuzohet për veprën penale të vjedhjes. Sipas njoftimit të Policisë, në pranga ka rënë...
13:39 | 23/07/2026

Spiropali-Berishës: A do ta çlirosh opozitën? Replikon kryedemokrati: Elisa, pëllumbesha në botën e çudirave

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka replikuar në Kuvend me deputeten socialiste Elisa Spiropali e cila i bëri pyetje se nësë është gati të...
13:37 | 23/07/2026

Ngjarje e rëndë në Orikum! Humb jetën 75-vjeçari, dyshohet se pësoi infarkt pasi doli nga deti

Një ngjarje tragjike është shënuar paraditen e kësaj të enjteje në plazhin e Orikumit, ku një turist shqiptar, rreth 75 vjeç, ka humbur jetën pasi...
13:04 | 23/07/2026