Përfundon procesi i numërimit të votave në Kosovë

5 Mars 2025 | 22:49

Ka përfunduar të mërkurën në mbrëmje procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

“Ju njoftoj se në orën 21:00 është përmbyllur procesi i numërimit të më shumë se 15 mijë e 500 fletëvotimeve nga votimi me kusht dhe nga votimi i personave me nevoja të veçanta, të cilat njëkohësisht janë fletëvotimet e fundit që numërohen dhe që i takojnë procesit zgjedhor të Zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 9 shkurt 2025”, tha zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, raporton KosovaPress.

Ai tha KQZ është e obliguar që të presë të paktën 48 orë para se të shpall rezultatet përfundimtare të Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës.

“Sipas nenit 105 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, KQZ është e obliguar që të presë të paktën 48 orë para se të shpall rezultatet përfundimtare të Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës.  Ky nen, parasheh mundësinë që në PZAP, në një afat brenda 48 orëve nga ndodhja e shkeljes së supozuar, të paraqiten ankesat për administrimin e numërimit që është zhvilluar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve”, tha Elezi.

Ai shtoi se sot është dita e fundit kur në QNR ka pasur administrim të numërimit të fletëvotimeve, andaj siç tha ai, edhe ky afat llogaritet nga dita e sotme, 5 mars 2025, ora 21:00.

Ndërsa foli edhe për rastin në Vushtrri duke thënë se në përgjigje kërkesës së Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, gjatë ditës së enjte, KQZ do të bëjë rinumërimin e fletëvotimeve që i takojnë një subjekti politik në komunën e lartpërmendur, raporton KosovaPress.”Në përgjigje të kërkesës së Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, gjatë ditës së enjte KQZ do të bëjë rinumërimin e fletëvotimeve që i takojnë një subjekti politik në komunën e Vushtrrisë.  Më shumë detaje për këtë çështje, mund t’iu japin në Prokurorinë e Shtetit. Gjatë kohës sa KQZ duhet të presë kalimin e afatit për ankesë në PZAP, do të bëhet rinumërimi i kërkuar i këtyre fletëvotimeve”, nënvizoi Elezi.

Ai theksoi se në rast se palët janë të pakënaqura me vendimin e panelit zgjedhor për ankesa dhe parashtresa çështja mund të shkojë në Gjykatën Supreme.

“Në rast se palët janë të pakënaqura me vendimin e panelit zgjedhor për ankesa dhe parashtresa çështja mund të shkojë në Gjykatën Supreme. KQZ duhet të presë vendimmarrjen e këtyre institucioneve, të zbatojë vendimet eventuale qe dalin pas procesit ankimor dhe pasi të përfundojë këto çështje, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe njëkohësisht ta përmbyllë procesin zgjedhor”, përfundoi Elezi, raporton KosovaPress.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka folur këtë të mërkurë në emisionin “Now” me moderatore Erla Mëhilli. Sveçla ka komentuar deklaratat e ministres...
22:08 | 15/07/2026

“Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit

Xhelal Sveçla, Ministër i Punëve të Brendshme në Kosovë në një intervistë për Euronews Albania ka folur mbi deklaratën e ministres serbe, Snežana Paunović, e...
22:07 | 15/07/2026

Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas kërkesës për shkarkimin e tij nga drejtimi i partisë, duke bërë të ditur...
20:17 | 15/07/2026