Përfundon seanca për masën e sigurisë, GJKKO vendos nesër për Berishën

27 Dhjetor 2023 | 14:01

Ka përfunduar seanca gjyqësore për shtrëngimin e masës së sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Gjykata do të vendosë nesër në orën 15:00 nëse do të aprovojë kërkesën e SPAK për të vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie me mbikqyrje policore” ndaj Berishës ose jo.

Avokatët e Berishës kanë bërë kërkesë të re për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga procesi kundër tij.

Kujtojmë se SPAK ka kërkuar ashpërsimin e masës ndaj Berishës, për shkak të mos-respektimit nga ana e tij të masës “detyrim paraqitje” të vendosur më herët ndaj tij.

Berisha akuzohet për korrupsion në dosjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij

Duke folur për protestat e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, gazetarja Mirela Milori u shpreh se problematikat e ngritura në shesh po përpiqen të zbehen...
22:28 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026

“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë

Pas rreth dy orësh fjalimesh në ditën e 26-të të protestës, aktivistët dhe qytetarët e mbledhur para Kryeministrisë kanë nisur marshimin nëpër kryeqytet, duke thirrur...
21:36 | 25/06/2026