Përgatitjet për zgjedhjet | 25 shkurti, afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve
Fillimi i vitit të ri, për partitë politike njëkohësisht do të thotë përfshirje akoma dhe më shumë në ethet e fushatës për zgjedhjet e 25 prillit. Paralel me përgatitjet për fushatën dhe zgjedhjen e mënyrës së qasjes tek qytetarët, që këtë herë pritet të jetë shumë ndryshe edhe për shkak të pandemisë, subjektet politike duhet të avancojnë edhe me formalizimin e ekipeve me të cilat do të dalin para qytetarëve.
Data e fundit kur partitë mund të depozitojnë listën e kandidatëve për deputetë është 6 marsi. Kjo përkon me 50 ditët para datës së zgjedhjeve që është përcaktuar në nenin 67 pika 1 të Kodit Zgjedhor.
Por, përpara kësaj, që në 15 shkurt partitë kanë afatin e fundit kur duhet të regjistrohen në KQZ për të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 prillit.
Përtej kësaj date do jenë edhe 10 ditë të tjera kohë, që subjektet politike të vendosin nëse do të hyjnë në zgjedhje me koalicion apo vetëm.
Pra deri në 25 shkurt partitë duhet të vendosin nëse do të futen vetëm me listën e partisë, apo do të përfshijnë në të edhe nga kandidatë nga parti të tjera në koalicion. Kjo dilemë deri më tani duket se është vetëm për kampin opozitar, pasi nga maxhoranca janë shprehur hapur se Partia Socialiste do të dale me një listë të vetme.
Gjithashtu edhe disa parti të krijuara rishtazi si ajo e Astrit Patozit dhe Jozefina Topallit kanë deklaruar se do bashkohen me një listë në betejën e 25 prillit.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta