Përgjimet me “çimka”, Prokuroria e Përgjithshme kundër nismës së Ministrisë së Brendshme

25 Maj 2020 | 14:05

Prokuroria e Përgjithshme është kundër nismës së qeverisë për ndryshimet ne ligjin për Policinë e Shtetit, që lejon uniformat blu të kryejnë përgjime ambientale dhe të bëjnë hetime.

Në tavolinat e deputetëve të Komisionit të Ligjeve dhe atij të Sigurisë, ndodhet opinioni i Prokurorisë së Përgjithshme, ku pasi analizohen nenet e projektligjit, sugjerohet mosmiratimin e tyre.

Kundërshtitë e Prokurorisë fillojnë që në nenin e parë të projektligjit nëpërmjet të cilit Policisë së Shtetit i jepet e drejta e hetimit gjë që në legjislacionin aktual është ekskluzivitet i organit të akuzës. Debati më i fortë për këtë ligj është dhënia e kompetencave policisë që të kryejë përgjime në kuadër të hetimit policor, gjë që aktualisht mund të kryhet vetëm me autorizimin e Prokurorit.

Në opinion theksohet se termi “procedim policor” përbën shkelje flagrante të Kodit të Procedurës Penale me pasoja pavlefshmërinë dhe papërdorshmërinë e akteve të përftuara prej tyre” ku përfshihen edhe përgjimet.

Për këto arsye, Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar mosmiratimin e neneve të projektligjit i cili mbrohet me ngulm nga ana e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj. Krahas debatit juridik, deputetët kanë ngritur si shqetësim edhe çështjen e dhunimit të të drejtave të njeriut.

Lexoni gjithashtu: 

Policia me “çimka”, deputetët kundër nismës. Lleshaj: S’mund të parandalojmë krimin

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026