Përhapet një virus i ri në Kinë, 35 të infektuar
Zyrtarët shëndetësorë në Kinë po monitorojnë përhapjen e një virusi të ri që është zbuluar në disa dhjetëra njerëz.
Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) në Tajvan raportuan se po monitoronin virusin Langya henipavirus (LayV), që u zbulua për herë të parë në fund të 2018.
Deri më tani, 35 individë në Kinë kanë rezultuar pozitivë në javët e fundit, shkruan Newsweek.
Rastet janë raportuar nga provincat e Shandong dhe Henan, të cilat ndodhen në Kinën verilindore.
Autoritetet kanë deklaruar se do të zhvillojnë procedurat për gjurmimin e virusit Langya dhe renditjen e gjenomit të tij, me këtë të fundit që pritet të jetë gati brenda një jave.
Asnjë nga 35 pacientët e infektuar nuk kanë pasur kontakt të ngushtë me njëri-tjetrin ose nuk është gjetur një pikë e përbashkët ekspozimi, duke sugjeruar se përhapja e virusit ka qenë sporadike.
Për momentin nuk dihet nëse përhapja aktuale e virusit është përmes transferimit nga kafshët, por autoritetet kineze kanë bërë thirrje për kujdes.
LEXONI GJITHASHTU
Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)