Përhapja e COVID-19 nëpër botë, Brazili regjistron rekord të ri, SHBA strategji kundër Kinës
Brazili ka raportuar një rekord të ri ditor, me mbi 2.280 vdekje nga COVID-19, ndërsa ka aprovuar vaksinën e “AstraZeneca” për përdorim në masë.
Qeveria federale e vendit latin ka deklaruar se ka arritur ndërkohë një marrëveshje për blerjen e 10 milionë dozave ruse “Sputnik V”.
Ndërsa, Ministria e Shëndetësisë ka shtuar se do të shqyrtojë prodhimin e vaksinave në fjalë në impiantet e Brazilit.
OBSH ka ngritur vazhdimisht zërin për përhapjen e epidemisë në Brazil, që është vendi i dytë më i prekur në botë pas Shteteve të Bashkuara, me thuajse 273 mijë vdekje dhe 22.3 milionë raste infektimi.
“Në Brazil nevojiten masa shumë serioze që duhen marrë në bashkëpunim me komunitetin, si dhe mesazhe të qarta nga autoritetet përsa i takon situatës. Gjithashtu, krahas masave të reja duhen përforcuar ato aktuale, me ndihmën e sistemit shëndetësor dhe pjesëmarrjen e popullsisë”, u shpreh Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtor i përgjithshëm i OBSH-së.
Ndërkohë, presidenti amerikan Joe Biden dhe liderë të aleancës së Indo-Paqësorit, e njohur si QUAD, njoftuan të premten planin për zgjerimin e kapaciteteve prodhuese të vaksinës kundër coronavirusit në Indi.
Propozimi u njoftua gjatë një takimi virtual të liderëve të Australisë, Indisë, Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania