Përjashtimet nga PD, Topalli: Përveçse në Korenë e Veriut, kjo nuk ndodh në asnjë vend

20 Shtator 2021 | 21:52

Jozefina Topalli, në emisionin “Now” i cilësoi si personale dhe jo demokratike vendimet e rëndësishme që ka marrë Lulzim Basha si kryetar partie.

Ish-nënkryetarja e PD-së iu referua vendimit të vitit 2017 pëe të përjashtuar nga lista disa fytyra të rëndësishme të PD-së, mes tyre edhe znj. Topalli, vendimit të vitit 2019 për të dalë nga parlamenti dhe së fundmi, vendimit për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi Parlamentar i PD-së.

“Listë personale ishte e Bashës. Po te jesh kryetar partie, ti mjafton të bësh një deklaratë personale dhe quhet vendim. Përveçse në Korenë e Veriut, kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës”, u shpreh znj. Topalli.

Jozefina e cilëson si të rrezikshme këtë sjellje të Lulzim Bashës, pasi sipas saj, minon demokracinë. Mirëpo për zonjën Topalli Lulzim Basha nuk do të qëndrojë gjatë në postin e tij si kryetar i PD-së, pasi “njerëzit po reagojnë kundër vendimeve të tij”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…

Migen Qiraxhi nga Qëndresa Qytetare e cilësoi protestën e zhvilluar prej 37 ditësh në bulevardin e Tiranës si një lëvizje shoqërore, duke thënë se ajo...
22:14 | 06/07/2026

Alibeaj: Në protestë duhet të ishin dy arkivole, jo një! Nuk është simbol i zi, por fund politik

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, juristi dhe ish-deputeti Enkelejd Alibeaj, duke komentuar simbolikën e arkivolit të shfaqur në protestën e së shtunës,...
21:32 | 06/07/2026

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026